• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Francë, rriten protestat kundër dhunës policore ndaj emigrantëve
Home
Europë

Francë, rriten protestat kundër dhunës policore ndaj emigrantëve

6 July, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Në qytetin Nantes të Francës kanë vazhduar protestat dhe përplasjet që filluan pasi policia vrau një 22-vjeçar me prejardhje emigranti gjatë një kontrolli të letërnjoftimit të martën.

Sipas shtypit francez, afër 50 automjete, përfshirë edhe atë të kryebashkiakes Johanna Rolland, janë djegur në protestat që kanë vazhduar mbrëmë në shumë lagje të qytetit.

Ndërkohë, në lagjen Bottiere i është vënë flaka shkollës së mesme Leonard De Vinci.

Autoritetet kanë arrestuar tre persona, prej të cilëve një të moshës 14 vjeçe.

Transporti publik nga orët e mbrëmshme deri sot në mëngjes nuk kanë punuar për shkak të incidenteve, sipas një vendimi të marrë më herët nga TAN, autoriteti i trenave, tramvajëve dhe autobusëve në qytet.

Prokuroria e Nantesit më herët ka njoftuar për arrestimin e policit pas vrasjes së të riut me emrin Aboubakar Fofana teksa ndodhej në automjetin e tij dhe se hetimi në lidhje me rastin është në vijim.

Mbi një mijë persona mbrëmë në lagjen Breil organizuan një marsh në heshtje me thirrje të familjes dhe të afërmve të Fofanas.

Më herët gjatë protestave i është vënë flaka shumë ndërtesave zyrtare dhe automjeteve ndërsa ishin arrestuar 11 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Milani ndryshon “lëkurë” pas 20 vitesh, tashmë do të jetë...(VIDEO)
Previous article Loris: Nuk luftohet me lule, duhet të jemi në lartësinë e ëndrrës sonë për të mundur Uruguain

k.autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT