• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E ardhmja e teknologjisë “blockchain”, ja se çfarë duhet të dini
Home
Teknologji

E ardhmja e teknologjisë “blockchain”, ja se çfarë duhet të dini

6 July, 2018 k.autor Teknologji

Ndërsa Interneti vazhdon të revolucionojë komunikimet, teknologjia e ardhshme e madhe që pritet të ndryshojë botën mund të ketë mbërritur tashmë. Blockchain, një mënyrë për të regjistruar të dhënat dhe për t’i ruajtur ato automatikisht në kompjutera në mbarë botën, ka potencialin për të ndryshuar gjithçka, që nga mbledhja e provave në skenat e krimit e deri në krijimin e monedhave të reja dixhitale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jill Craig mori pjesë në një konkurs për teknologjinë blockchain në Memfis të shtetit Tenesi për të mësuar më shumë.

Projekti i tyre quhet “Blockchain of Custody.”

Ai synon ta bëjë procesin e ndjekjes së provave më transparent, duke mbajtur një rekord më të mirë se kur dhe nga kush ka trajtuar apo manipuluar një pjesë e tyre.

“Pra, po shkruajmë një program që do të përdorë teknologjinë ‘blockchain’ për t’i bërë këto regjistrime të pamundura për t’u ndryshuar. Pra, kur dikush shkruan: “jam oficeri Bob, mora këtë provë në terren të martën,” ajo do të shkojë diku ku nuk mund të ndryshohet kurrë. Nuk mund të kthehesh dhe ta rishkruash atë”, shpjegon programuesi.

Sam Borick dhe ekipi i tij janë mes më shumë se 25 programuesve që po marrin pjesë në konkursin e teknologjisë ‘blockchain’ në Institutin e Teknologjisë në Memfis.

Blockchain-i është në thelb një libër, një listë e renditur transaksionesh që kurrë nuk mund të ndryshohet, thotë Elena Nadolinski, një inxhiniere programesh kompjuterike me kompaninë AirBnB.

“Pra, le të themi për shembull, se unë ju paguaj ju, dhe pastaj ju paguani Samit, dhe pastaj Sam paguan Carol, dhe pastaj Carol i paguan Bobit. Kjo histori e tërë transaksionesh ruhet në këtë libër që e quajmë blockchain. Dhe në thelb, çdo kompjuter në botë që vendos të marrë pjesë në këtë sistem blockchain, ruan një kopje të këtij libri transaksionesh. Për arsyen se ka kompjutera të panumërta në mbarë botën, që e ndihmojnë këtë sistem, ai nuk ka asnjë pikë të vetme dështimi”, thotë Elena Nadolinski.

Kjo teknologji është gjithashtu ajo që krijon monedhat dixhitale si bitcoin, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e transparencës.

“Shikon saktësisht se ku shkojnë fondet, nga cila organizatë, nga një portofol tek tjetri, kështu që nëse ka ndonjë skenar, ku, për shembull, ju dhuroni disa para dhe nuk e dini se si agjencia po i përdor në të vërtetë paratë tuaja, atëherë përmes teknologjisë ‘blockchain’, mund të shihni saktësisht se ku po shkojnë ato”.

Kjo aftësi për të vërtetuar transaksionet dhe për t’i regjistruar ato me saktësi është ajo që e bën teknologjinë ‘blockchain’ tërheqës për industritë e tjera.

“Pra, ‘blockchain’ është në shumë aspekte, një nga teknologjitë më të rëndësishme në zhvillim që bizneset i po kushtojnë vëmendje sot. Shpesh krahasohet me daljen e internetit. Dhe jo për shkak të ngjashmërive të teknologjisë, por të potencialit për biznes dhe tregti dhe për shkëmbimet e të dhënave globalisht”, thotë Cody Behles me Institutin Fed-Ex të Teknologjisë.

Por disa ekspertë, si Luther “Chip” Harris, shqetësohen se siguria kibernetike nuk po trajtohet siç duhet dhe organet rregullatore ende nuk po ndjekin zhvillimin e teknologjisë.

“Shpresojmë të shikojmë më shumë aspekte sigurie se si të mbrojmë këto të dhëna, si të sigurojmë paratë, fondet, të dhënat mjekësore. Shpresojmë se kjo do të ndodhë brenda dy viteve të ardhshme”.

Projekti ‘Blockchain of Custody’ fitoi çmimin e parë të konkursit në kategorinë ligjore duke kontribuar në përpjekjet për t’i bërë të dhënat më efiçente dhe gjithashtu më transparente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bernard Kouchner: Edi Rama po bën për Ballkanin, atë që Bashkimi Europian nuk po e bën dot. Ja roli i tij në...
Previous article PARADOKSALE/ Juventusin e "ndihmon" Chelsea për të blerë Ronaldon

k.autor

Postime të ngjashme

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT