Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka disa ‘urime’ për kryeministrin Edi Rama pas votimit të projektligjit për Teatrin Kombëtar që u votua mbrëmjen e djeshme nga maxhoranca.
Manjani e quan Ramën “palaço” dhe uron që ta lajë këtë pisllëk sipas tij me arrogancë. Por jo më pak shpërthen ndaj deputetëve që votuan projektligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit. Për ta Manjani thotë se ‘pranuan që janë letër higjienike e Kryeshefit të tyre!’
“Post votim…Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!
Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!
Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higjienike e Kryeshefit të tyre!
Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!
Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do na largojë ne të gjithëve! Një e nga një…”, shkruan Manjan


