Pas orësh debatesh e përplajsesh në seancën parlamentare të ditës së sotme për Teatrin Kombëtar ende asgjë nuk është vendosur.
Raportohet se votimet për projektligjin e Teatrit pritet të zgjasin deri në mesnatë.
Megjithatë ka edhe marrëveshje të tjera në rendin e ditës. Opozita siç ka bërë deri më sot, pritet të kundërshtojë votimin e projektligjit, por kjo mbetet për t’u parë.
Mund të pritet edhe ndonjë skenar i mundshëm për rrethimin e foltores nga ana e opozitës në seancë, raporton gazetarja.
Ndërkohë në parlament mungojnë kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kjo ndoshta për arsyen se në orën 20.00 do të marrin pjesë në pritjen e ambasadorëve Romana Vlahutin dhe Donald Lu me rastin e mbarimit të mandatit të tyre.
Ndërkohë artistë, aktivistë e qytetarë ashtu si gjatë gjithë ditës vazhdojnë të protestojnë përpara parlamentit kundër një vendimi që do të çonte në shembjen e Teatrit.


