Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia ka vendosur të ankimojë ditën e sotme vendimin e Gjykatës për dënimin me 25 vite burg.
Ankimimi i Haxhisë vjen menjëherë pas rivendosjes në afat të dosjes së shumëpërfolur, teksa dokumentacioni është depozituar nga avokati Bashkim Nikolla. Në ankimim është kërkuar edhe dëshmia e ish-kryeministrave Sali Berisha dhe Fatos Nano.
Haxhia është dënuar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, një krim që vetë ish-badigardi se ka pranuar kurrë.


