• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Cipras tregon shkakun e përmbytjeve në Athinë: Rezultat i ndërtimeve të paligjshme
Home
Europë

Cipras tregon shkakun e përmbytjeve në Athinë: Rezultat i ndërtimeve të paligjshme

21 November, 2017 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Përmbytjet vdekjeprurëse që shkaktuan vdekjen e 20 personave dhe shkatërrimin e banesave dhe bizneseve në Atikën Perëndimore, javën e kaluar, janë rezultat i ndërtimeve dhe urbanistikës së paligjshme dhe të pafalshme të dekadave të fundit. Kështu u shpreh dje kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një debati në Parlament mbi ndihmat financiare që qeveria do të ofrojë për të prekurit nga këto përmbytje si dhe personat me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

“Kjo është një fatkeqësi e pashembullt e shkaktuar nga një fenomen jashtëzakonisht ekstrem”, tha ai, duke shtuar se përmbytjet kanë nxjerrë në pah “ndërtimet dhe urbanistikën e qytetit të planifikuar në mënyrë të paligjshme nga politika e mëparshme gjatë këtyre dekadave të fundit. Kur ju qëndroni indiferent ndaj natyrës për dekada me radhë, vjen një kohë kur vetë natyra hakmerret dhe çmimi në këtë rast është dhimbja. Pamjet e shkaktuara nga përmbytjet ishin vërtetë tronditëse. Angazhimi ynë për të ndihmuar personat e prekur nga ky fenomen natyror mbetet një prioritet dhe detyrim”, u shpreh Cipras.

Kryeministri grek përsëriti masat e paralajmëruara nga qeveria për rindërtimin e menjëhershëm të shtëpive dhe bizneseve të prekura nga përmbytjet që shkatërruan vendin javën e kaluar.

Qeveria do të ofrojë 5 000 euro për banesat dhe 8 000 euro bizneset e dëmtuara gjatë ditëve në vijim.
Duke folur për shqetësimet e sigurisë në Atikën Perëndimore pas goditjes nga përmbytjet, Cipras tha se rreth 1 200 policë janë angazhuar për rritjen e sigurisë në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksidenti te mbikalimi i Laçit/ Vdes tragjikisht 23-vjeçarja (emri)
Previous article Publikon foton e tij kur ishte i vogël, paditet Bruno Mars

Redaktor2

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT