• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA PËR TEATRIN/ Deputetja Vokshi: Rama e urren kulturën prandaj do ta shkatërrojë atë
Home
Shqipëri

SEANCA PËR TEATRIN/ Deputetja Vokshi: Rama e urren kulturën prandaj do ta shkatërrojë atë

5 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi duke folur në parlament në lidhje me projektin qeveritar për teatrin ka akuzuar Kreyministrin Rama se me këtë do të vjedhë pronen publike të shqiptarëve.

FJALA VOKSHIT

Një projektligj i personalizuar për një emër: kompania Rama-Fusha do të përfitojnë 205 milionë euro nga vjedhja e 8 mijë metrave katrorë pronë publike.
Por sot nuk ka Gjykatës Kushtetuese ku ta ankimosh, drejtësinë e ka kapur. Ky akt shënon degradimin e skajshëm të pushtetit të Edi Ramës. Çdokush që është përzier në këtë aferë Kumbaro është përzier dhe mban pazaret, ndonjëherë futet edhe Veliaj si sekser që kërcënon e shantazhon artistët e falsifikon deri firmat e aktorëve.

Parlamentarizmi sot ka vdekur, se Rama jo vetëm e ka sjellë këtë projektligj me një kat ekstra, por ka shkelur Kushtetutën. Ky është puç kushtetues. Vilmës i dhe 120 milionë euro. Sa Teatro mund te kishe ndërtuar me to? Po me sterilizimin? po me fitimet qe Vilma nxjerr qyl çdo vit pa bërë asnjë analizë të cekupit? Fonde ka, por nuk e ke prioritet se prioritet yti është vetëm vjedhja dhe pastrimi i parave të posta të drogës dhe krimit.
Duke keqpërdorur ministra dhe deputetë sot po diskutojmë nëj projektligj që historia e parlamentit shqiptar nuk ka parë ndonjëherë madje as atij botëror i shkruar keq nga një ndërtues që nuk ka as 4 klasë shkollë. Mendja diabolike e një sëmuri e ka bast me veten.

Sot e filloi me Teatrin nesër do kalojë tek galeria pastaj do kalojë tek Biblioteka që e përmbyti pikërisht kompania Fusha dhe pastaj te teatri i Operas. Do ta shkatërrojë gjithë qendrën historike të Tiranës. Ja ku e keni: 5522 km katrorë i takojnë sot Teatrit.

Tre kulla janë brenda sipërfaqes. Është mashtrim që nuk do të vidhet sipërfaqja. Dua tu tregoj sot një histori që më ka lënë mbresa të mëdha: qendra historike e Varshavës u shkatërrua për hakmarrje nga nazistët, 85% u shkatërrua nga bombardimet. Por çfarë u bë? U bë u morën pjesë të këtyre rrënojave dhe u rindërtua siç ishte dizenjuar 200 vjet më parë nga piktori.

Nuk është çështje parash as që godina nuk mban po është çështje dashurie për kulturën e qytetit tonë, nuk është se s’ka para, nuk është se godina është shkatërruar. Rama urren kulturën Tiranën ndaj do të shkatërrojë çdo gjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në pritje të zyrtarizimit të Zazës, kjo është goditja e radhës nga Milani
Previous article Diego Maradona “ul hundën” para FIFA-s, kërkon ndjesë për kritikat

g.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT