“Spakun e keni te dera”, paralajmëroi deputeti i LSI-së Nasip Naço nga foltorja e Kuvendit, teksa e cilësoi një aferë korruptive projektligjin për Teatrin Kombëtar.
“Nëse proceduara do ishte e hapur nuk do kishim këtë vlerë. Për të zgjedhur drejtorin e Teatrit Kombëtar bëhet me konkurrim të hapur, mblidhen artistët. Për të ndërtuar një godinë të re bëhet me dyer të mbyllura. Dhe çfarë ndodh këtu? Ka mungesë transparence. Dhe kur ka mungesë transparence sigurisht që ka vetëm një fjalë: Korrupsion”.
“Do doja ta tërhiqnit projektligjin”, bëri thirrje ish-ministri i Drejtësisë.
“Sot jeni përballë qytetarëve të Shqipërisë, jeni përballë artistëve, përballë partnerëve ndërkombëtarë. SPAK-un e keni te dera”, vijoi.


