Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se ndërtimi i Teatrit lajmi më i mirë dhe këtë e di e di edhe Luli dhe Saliu.
“Nëse me luftë Luli kupton vepra që na bëjmë të ndihemi krenar, po o Lul, jo vetëm që e kemi hapur këtë luftë, por do ta vazhdojë o Lul këtë luftë deri sa të kemi transformuar e modernizuar çdo qytet të vendit”, theksoi Balla.
Ai tha se opozita ka kundërshtuar çdo projekt qeveritar që më pas ka rezultuar sukses.
“Ndërtimi i TK është lajmi më i mirë këtë e di edhe Luli dhe Saliu, por problemi është se ata e shohin çdo lajm të mirë për shqiptarë, s lajm të keq për opozitën, sot po protestoni, po dreqi e hëngrët për çfarë? Ju nuk keni ca bëni, as ekip, as program, me thoni një ide që keni sjellë se për të protestuar keni protestuar për gjithçka.
Protestë deri ditën që u mor vendimi i negociatave, pastaj protestë për 600 mijë refugjatë që do vinin, ishit gati për grevë urie, pastaj shpikët Babalen, e kur të dalë këtë Bablen e partisë ku do e çoni?
Pashë dje që te Teatri protestonte Strazimiri. U gëzova shumë që Strazimiri kishte shkuar pa pisqollë, se ai me pisqolle shkon për protestë te këndi i lojërave. U bashkua edhe Jari te protesta”, shtoi.


