Eshte fotografuar duke qeshur me te madhe, kryeministri Rama, teksa ish-kryeministri Berisha ka numeruar akuza te renda ne adrese te asaj qe ai e ka cilesuar pseudomaxhorance dhe ka treguar nje foto te Rames me nje femer, para deputeteve dhe gjithe atyre qe ndjekin live Kuvendin.
Por Kryeministri Rama ka reaguar duke qeshur sëbashku me disa prej ministrave të Kabinetit qeveritar.
“E mbuloi vete fytyren.. Nuk jam nga ata qe prish familjet”- tha Berisha, duke mbuluar fytyren ne foto.
“Ju e keni shndërruar vendin në eksportuesin kryesor të krimit në Evropë, jeni bërë simbole të nxira, fytyrëkatran të krimit, drogës, larjes së parave, vrasjes shtetërore në zyra, gazi i dheut me aktet tuaja makabre kriminale nuk dini të ndaleni, ndaluni more për një moment se pas kësaj që po bëni qëndrojnë milionë para të toyta yaris, kamionëve, drogës”- tha Berisha.




