• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTLIGJI PËR TEATRIN/ Arben Ahmetaj: Respektuam vijën e kuqe të artistëve dhe…
Home
Shqipëri

PROJEKTLIGJI PËR TEATRIN/ Arben Ahmetaj: Respektuam vijën e kuqe të artistëve dhe…

5 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Me rinisjen e seancës plenare, fjalën e ka marrë ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj. Ai tha se projektligji për Teatrin Kombëtar ka respektuar “vijën e kuqe” të artistëve që të mos përket sipërfaqja e Teatrit. Dhe jo vetëm që nuk preket, por sipërfaqja shtohet, tha ministri. “Nga 1126 m2 që ka ndërtesa, sipërfaqja shkon në 9.000 metra në të njëjtën pronë me 0 lekë nga buxheti i shtetit”, u shpreh Ahmetaj.

“Ndërtesa nuk i përmbush kushtet për të ushtruar art në favor të qytetarëve. Prona e teatrit ehte pronë publike 5.522 m2, brenda kësaj prone ka ndërtesën e teatrit që 1926 m ndërtim.

Çfarë po ndodh me këtë pronë?

I ngelet serish shtetit dhe si m2 tokë. Neni 4 paragrafi 2 thotë se sipërfaqja do jetë po ajo është pas ndërtimit të teatrit. Prona e teatrit ngelen pronë publike dhe në këtë pronë ndërtohet.

Çfarë propozohet?

Ka qenë kushti i artistëve dhe aktorëve që kjo pjesë si vijë e kuqe ku interesi publik mbrohet në rritje, dhe sot nëse ndërtesa ka 1126 m2 është konceptuar nga të gjithë, kanë rënë dakord që nuk është funksionale, shteti merr në këmbim 9 mijë metra katror ndërtim.

Me zero lekë, merr në këmbim këtë.

Artistët çfarë përfitojnë?

Katër salla, njëra me 600 vende, dy të tjera me 100 vende, pra që mund të kthehet në qendër multifunksionale. 

Qytetarët marrin mbrapsht të njëjtën pronë, do të kemi sfidë ta mbushin me shfaqje, por kjo nuk është pjesë e ligjit, është histori tjetër.

Nuk ka as marrje prone, as shkëmbim, por rritje të vlerës në të njëjtën pronë me zero lekë nga buxheti i shtetit”, tha ministri.

Ai hodhi edhe akuza ndaj opozitës:

“Te piramida groposët 3 mln euro dhe shqiptarët nuk përfituat asgjë, sot jo vetëm asnjë lekë, por më shumë hapësirë për artin.

Qenka tradhti kombëtare të japësh në proces mbrapsht 9 mijë metra nga 1 mijë që nuk funksionojnë, me zero lekë, pa kosto nga buxheti, të japësh një teatër të ri në pronë publike qenka tradhti kombëtare?! Unë nuk i hyj këtë sekondë debatit politik”.

“Kompania ka pronë dhe marrëveshje, dhe koncepti i zhvillimit të integruar të pronës që e ka përgjegjësi Bashkia e Tiranës ndodh kështu, leja e parë i merret komshiut të pronës, këtu bashkia po me ndihmën e Kuvendit dhe Qeverisë kërkon të bëjë zhvillim të integruar të pronës, bazuar në ligj. Nuk është logjika a ka ndodh ndonjëherë, po, ka ligje specifike, ky ligj, ky draft i ka mbledhur bashkë në një procedurë, vija e kuqe vendoset nga ligji, apo drafti, më tej komisioni ka tagër. Vija e kuqe është buxheti asnjë lekë, prona e pacenuar”,shtoi ministri.

Kemi një pronësi, do bëhet konkurs mbi tokën e dikujt tjetër?Pyetjes, ministri iu përgjigj:

“Jo, ne mbrojmë interesin publik duke shumëfishuar vlerën e pronës, dhe në anën tjetër është zhvillimi i territorit.

Debati këtu është, u shkatërrua teatri? Ca teatri u shkatërrua, ai do jetë ndërtim brenda të njëjtës pronë dhe do marrë mbrapsht 9 mijë metra katrorë funksionalë, nëse kjo nuk ju bezdis atëherë votojeni, nëse ju bezdis zhvillimi ekonomik, mos e votoni”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Cristiano RONALDO pranon pagën që i ofron Juventusi
Previous article Rrëzohet shpeshherë në tokë, ja sa minuta ka qëndruar i shtrirë gjatë ndeshjeve Nejmar

g.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT