Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur pak më parë protesta e organizuar nga artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Artistët në këtë protestë janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë grumbulluar para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.
Siç shihet dhe nga videot, në rrugën para Kuvendit ka një masë të madhe njerëzish që mbajnë në duan pankarta “mbroteatrin”.
Kur kishte disa minuta që kishte nisur protesta në oborrin e Kuvendit u hodh një tymuese.
Fjala e Dashamir Shehit:
Dashamirës të Teatrit, dashamirës të këtij qyteti.
Ne ju falënderojmë për rezistencën që keni bërë, fatkeqësisht debati nuk ka filluar akoma.
Kjo është një strategji e PS-s që të lodheni dhe ju, sepse vapë është.
Ne ju falënderojmë që keni ardhur. Kjo është lëvizja më e madhe civile që është bërë në Shqipëri.
Deri më sot njerëzit kanë dalë për interesat e tyre, për rrogat, por për herë të parë po dalin për artin kulturën qytetin, urbanistikën, që në mendjen e shqiptarit kanë qenë të largëta deri dje, ndaj ne ju falënderojmë për kontributin që keni bërë.
Do të mbahet mend gjatë kjo që keni bërë.
Ata do bëjnë ç’të munden për paratë e veta ne do të bëjmë ç’të mundim për idealin dhe lirinë.
Fjala e Jorida Tabakut
Ne sot do të përpiqemi të hyjmë në sallën e Kuvendit dhe të bëjmë diçka për ta ndalur. Por, beteja sapo ka filluar dhe nuk kemi për ta lënë me kaq. Makbethi vrau natën, këta po e vrasin Teatrin ditën. Do të përdorim çdo rrugë të mundshme për ta ndaluar këtë makabritet që po i ndodh Tiranës
Vijon protesta para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Donnerstag, 5. Juli 2018


