• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DREJTPËRDREJT NGA PROTESTA E AKTORËVE/ Asqeriu dhe Budina: Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë dhe të…
Home
Kulturë
Art

DREJTPËRDREJT NGA PROTESTA E AKTORËVE/ Asqeriu dhe Budina: Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë dhe të…

5 July, 2018 g.autor Aktualitet, Art, Breaking News, Kulturë, Sociale

Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur pak më parë protesta e organizuar nga artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Artistët në këtë protestë janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë grumbulluar para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.

FJALA E DISA PREJ AKTORËVE

Bujar Asqeriu: Jemi këtu për të mbrojtur historinë tonë, një popull pas histori nuk ka mbrojtje nga arti. Jemi këtu që të ngrihemi mbi mashtrimet e qeveritarëve tanë. Jemi këtu për t’i dhënë në kuptim jetës së çdo shqiptari.

Parlamenti ynë të mendohet mirë para se të votojë këtë ligj, për të kafshuar Teatrin Kombëtar. Kini Kujdes mos luani me artistët, artistë janë njerëzit më të nderuar të kombit. Prandaj kujdes me artistët. Të nderuar deputetë kalojeni këtë nen me shpirt dhe do të kuptoni thellë se nëse votoni këtë ligj do të bëni nja hap të gabuar. Nëse dhëmbët tuaja do të ngulen në atë Teatër nuk do të harrohen kurrë.

Alert Çeloaliaj: Nuk është beteja e fundit, ne do të vazhdojmë qëndresën tonë, deri në fund me çdo mjet ligjor.  Nëse ky ligj kalon, do të protestojmë më shumë para teatrit, asgjë nuk është e mbyllur asgjë nuk është e prerë. Unë them se  do të mbizotërojë qytetaria në atë sallë sot mbi politikën dhe paratë. U bëj thirrje që të mos votojnë këtë ligj.

Neritan Liçaj: Në respekt të qytetarëve që kanë dal sot këtu me në, në respekt të gjithë qytetarë shqiptarë, po lexoj edhe njëherë peticionin tonë drejtuar krerëve të shtetit dhe trupave diplomatikë në Shqipëri. Ne jemi kundër këtij ligji, jemi kundër shembjes së Teatrit.  Ky projekt ligj vjen në kundërshtim me disa ligje të tjera në Republikën e Shqipërisë. Është rasti i parë që paraqitet një ligj personal. Ky ligj nuk ka referim dhe bazë ligjore, është në kundërshtim me proceduarat e hartimi të ligjit. Kërkojmë kthimin mbrapsht të këtij ligji.

Robert Budina: I bëjmë thirrje Ministres së Kulturës që të tërhiqet se nuk është vonë. U bëj thirrje dhe ju që keni ardhur sot që të ruajmë qytetarinë deri në fund.

Vasjan Lami: Apeli im është shumë i thjeshtë, ti japim fund kësaj loje të shëmtuar. Teatri mund të bëhet shumë mirë aty ku është. Ligji duhet të tërhiqet dhe të hapet një konkurs siç duhet.

Protesta para parlamentit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, kundër grabitjes së Pronës Publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë!

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Donnerstag, 5. Juli 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTLIGJI I TEATRIT/ Ministrja Kumbaro: Godina në gjendje emergjente, fakti që rri akoma në...
Previous article ALFRED PEZA/ Tërmeti tundi malet, por më shumë zemrat tona!

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT