• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GËNJENIN SHQIPTARËT PËR T’JU “RRJEPUR” LEKËT/ Arrestohen Adeila dhe Lule Makashi. U merrnin deri në…
Home
Aktualitet
Kronikë

GËNJENIN SHQIPTARËT PËR T’JU “RRJEPUR” LEKËT/ Arrestohen Adeila dhe Lule Makashi. U merrnin deri në…

5 July, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar të hënën 30-vjeçaren Adeila Makashi, e cila bashkë me të ëmën, Lule Makashin, janë dënuar për mashtrim me vizat kanadeze të rreth 225 personave. 

Në një kohë që nëna e saj ndodhet duke vuajtur dënimin, e bija ishte me masën “detyrim paraqitjeje”, kur u dha vendimi prej 4 vitesh heqje lirie ndaj saj.

Vendim që u ekzekutua të hënën nga ana e Policisë së Tiranës.

Adeila Makashi, së bashku me nënën e saj Lule Makashi, u prangosën fillimisht në prill të 2016-s, pasi 26 persona i kishin denoncuar në Polici për mashtrim dhe Gjykata e Tiranës i la në burg. Adeila u lirua nga gjykata pak kohë më vonë, teksa në dhjetor të vitit 2017 Gjykata e Apelit dha dënimin me 9 vite burg për nënën e saj Lule Makashi dhe 6 vite për 30-vjeçaren. Falë gjykimit të shkurtuar, në vendimin përfundimtar 54- vjeçarja u dënua me 6 vite burg dhe e bija me 4. Në këtë kohë ajo ishte në liri dhe u shpall në kërkim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

KERKESA E PROKURORISE

Prokuroria kërkoi 18 vite burg për nënë e bijë, Lule dhe Adeila Makashi, të cilat rezultojnë se kanë mashtruar 225 shqiptarë, të cilët kanë paguar diku te 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.

Nënë e bijë u premtonin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune dhe studimi me anë të agjencisë së punësimit “Ande-Lm”. Këto shtetase janë të akuzuara për mashtrim me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim disa herë.

Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e subjektit juridik “Ande-Lm” me gjobë në vlerën e 5 milion lekëve, dënim 10 vite të Lule Makashit dhe 8 vite për Adeila Makashin.

Nga tërësia e hetimeve ka rezultuar se shoqëria me administratore Lule Makashin është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuara, me objekt të veprimtarisë së saj si agjenci shërbimesh, hapje dhe funksionimi i agjencive të punësimit, duke ndërmjetësuar e punësuar brenda dhe jashtë vendit.

Për çdo aplikant plotësohej një kontratë shërbimi, në të cilën përcaktoheshin të drejta dhe detyrime si dhe mënyra e veprimit në rast tërheqjeje të aplikantit apo në rastet kur nuk pajiseshin me vizë apo nuk lidhej kontrata e punës. Pagesa kryhej në bankë në numrin e llogarisë së shoqërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Teknologjia e fundit, gjigandi “Samsung” nuk ndalet, prodhon edhe brava smart!
Previous article XHIRO ME "HONDA" NE FIER/ Policia arreston dy 71-vjeçarët AVENTURIER, ajo që kishin bërë të moshuarit...

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT