• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Pasuria e pastër, gjyqtarja Alma Brati drejt konfirmimit në detyrë. Sot jepet VENDIMI
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Pasuria e pastër, gjyqtarja Alma Brati drejt konfirmimit në detyrë. Sot jepet VENDIMI

5 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtarja Alma Brati drejt konfirmimit në detyrë. Do të jeopet sot vendimi për vettingun ndaj Alma Bratit, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit me trupë gjyqësore Pamela Qirkon, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i pasurive të gjyqtares ishte i saktë, nuk kishte fshehje dhe nuk ka konflikt interesi.

KPK tha se kemi konstatuar kontradikta në deklarime por pasaktësitë nuk çuan në indicie për fshehje të pasurisë.

Ndërsa raporti i DISK për kontrollin e figurës thotë se subjekti nuk ka kontakte me persona të lidhur me krimin e organizuar. Sipas KPK Alma Brati duhet të konfirmohet në detyrë.

Gjyqtarja Alma Brati zotëronte 25 për qind të një shtëpie dykatëshe, të blerë për 1.9 milionë lekë në Durrës. Në fund të vitit 2017, pasuria e gjyqtares kap vlerën e 16.5 milionë lekëve, duke shënuar rritje prej mbi 8 herë krahasuar me vitin fillestar.

Pasuria e zonjës Brati është shtuar me një apartament banimi me sipërfaqe 101 metra katrorë në Tiranë me vlerë 80 mijë euro, një automjet i tipit “Mazda” me vlerë rreth 2.5 milionë lekë si dhe kursime në cash në vlerën e 1.1 milionë lekëve. Duke iu referuar deklaratave të saj periodike, apartamenti është blerë me një kredi bankare prej 7 milionë lekësh dhe 25 mijë euro hua nga tezja e saj. Përmes një kontrate leasing është blerë gjithashtu edhe automjeti.

Sa i përket aftësisë së figurës u depozituan 5 ankesa, të cilat janë kompetencë e gjykatave më të larta dhe jo e KPK-së, siç u vlerësua.

Alma Brati kërkon rikonfirmimin në detyrë, duke theksuar se i qëndron gjithçkaje ka deklaruar dhe ka paraqitur për KPK-në.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA/ Merkel: Do bëjmë çdo përpjekje për evitimin e një luftë tregtare me SHBA-në
Previous article DITËLINDJET E 5 KORRIKUT/ Kush lindi sot për tu kujtuar gjithë jetën?! Nga "Elifi" deri tek... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT