• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFERENDUMI PËR EMRIN/ VMRO kundër propozimeve të Zaevit
Home
Rajon

REFERENDUMI PËR EMRIN/ VMRO kundër propozimeve të Zaevit

4 July, 2018 F.autor Rajon

VMRO-DPMNE-ja opozitare është pa qëndrim për pyetjen që duhet të formulohet për referendumin lidhur me emrin. Megjithatë, për ta janë të papranueshme propozimet e kryeministrit Zaev, i cili mbrëmë tha se pyetja e në fletëvotim mund ti nxisë të votojnë edhe qytetarët që janë kundër.

Zëdhënësi i partisë opozitare, Naum Stoillkovski nuk jep shumë informata për planin e partisë së tij, por thotë që referendumi duhet të jetë i obligueshëm, e jo konsultativ siç dëshiron Zaev. Ai nuk tha as nëse partia e tij do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese nëse referendumi del i suksesshëm.

Referendumi duhet të jetë i obligueshëm ose i detyrueshëm. Kjo është e kundërta nga ajo që ka thënë Zoran Zaev i cili ndryshon qëndrimet dita ditës kështu që nuk do e marrim si përfundimtare çdo deklaratë të tij. Nga ana tjetër ende është herët që të fitet në atë drejtim që të jepet përgjigje konkrete në pyetjen tuaj se cila do të ishte pyetja adekuate për referendumin. Më pas duhet pasur parasysh se ka edhe shumë kohë për të arritur deri në këtë çështje nëse i shohim hapat e Zaev. Sipas ligjit për referendum, pyetja në fletëvotim duhet të jetë e formuluar në mënyre precize, të mos jetë e hamendshme, kështu që qytetari në referendum të mund të përgjigjet me “Për” ose “Kundër” – tha Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE.

Që të mos e rrezikojë referendumin nga koncensusi, kryeministri Zaev në emisionin 200 tha se në tavolinë janë disa opsione për pyetjen e referendumit.
Opsioni i parë është se A jeni kundër marrëveshjes me Greqinë. Dhe le të urdhërojnë ata ta arrijnë cenzusin. Pse, sepse qytetarët patjetër ta kenë shansin. Ata që do duanë të votojnë për le të votojnë për, e ata që janë kundër le të votojnë kundër. Ata që janë kundër mund të luajnë me cenzusin. Eh këtë nuk do e lejojmë në çështje të këtilla. Duhet të jemi të sigurt. Çështja e dytë, pyetja mund të jetë A jeni për BE dhe NATO me ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Kur është konsultativ, votimi është më i qetë, por duke e ditur se rezultati është i obligueshëm. Duhet t’i përdorim mjetet demokratike andaj unë jam për referendum konsultativ – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Duke u bazuar në dinamikën e ngjarjeve, Zaev tha se pret që referendumi të mbahet nga fundi i muajit shtatorit ose fillimi i muajit tetor të këtij vitit. Që referendumi të jetë i suksesshëm, në votim duhet të dalin më shumë se 900 mijë qytetarë për të shprehur qëndrimin e tyre për ndryshimin e emrit të shtetit./Alsat-M

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandalet SEKSUALE në Hollywood s'kanë të mbaruar! Akuza të reja ndaj aktorit të njohur
Previous article Ndryshojnë koeficientët/ Ja kuotat për skuadrën e re të Ronaldos, pritet lëvizja drejt...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT