• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZUAN SEKSUALISHT  ME TË MITURAT/ Nga PËRDHUNIMI i nuses së djalit, tek burri i HALLËS që… (FOTOT)
Home
Sociale

ABUZUAN SEKSUALISHT ME TË MITURAT/ Nga PËRDHUNIMI i nuses së djalit, tek burri i HALLËS që… (FOTOT)

4 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rastet e përdhunimit , sa vijnë e po shtohen dhe fatkeqësisht ky duket si një fenomen që sdo marrë kurrë zgjidhje apo shpëtim.

Ngjarjet që ndodhin nga ata persona, që shpesh opinion publik i quan “monstra”, bëhen akoma më të renda kur kryhen mbi persona të mitur apo me mungësi të aftësive fizike apo mendore.
I tillë ishte dhe rasti i sotëm ku një 29 vjeçar nga Përmeti kishte abuzuar seksualisht me të mitur.

Çfarë ndodhi sot:
Një 29 vjeçar banues në fshatin Toshkëz të Përmetit është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me persona të pazotë, me aftësi të kufizuara.

Në pranga përfundoi Flamur Bramati, ndaj të cilit gjykata e Përmetit ka vendosur dënimin me 5 vite burg më 15 prill 2015.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.

Raste të ngjashme:
Ky që shihni në foto quhet Dashamir Toçi, njeriu që abuzoi seksualisht me një fëmijë 6 vjeçar në zonën e Thumanës, i cili vuan nga sëmundja e rëndë. Toçi një i dënuar me 1 vit burg për kanosje e armëmbajtje pa lejë, rezulton të jetë në hasmëri me familjen e fëmijës që abuzoi, kjo pasi pak vite më parë ai ka plagosur me armë një burrë nga kjo familje.

I arrestuari Toçi është person me probleme mendore, ku pas arrestimit në polici ka deklaruar se nuk do e bëjë më një veprim të tillë. Ai është mbrojtur duke thënë se marrëdhënia ishte me konsensus, por një version i dhënë nga ai, nuk është besuar nga prokurorja Mirela Kostaqi, e cila ka administruar hetimin e kësaj ngjarje, që tronditi jo vetëm banorët e zonës së Thumanës.

Abuzoi seksualisht me nusen 16-vjeçare të djalit, vjehrri arrestohet pas 4 vitesh

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Devoll, pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”. Gjergji Begolli, rezultonte person në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vite burg për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 127 datë 27.02.2017, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 09.11.2013, ku ky shtetas ka kryer veprën e mësipërme me shtetasen e mitur K.Gj, nusen e djalit të tij.

15 vjeçarja që u përdhunua dy herë nga burri i hallës:

Një e mitur 15-vjeçare ka denoncuar sesi është abuzuar seksualisht nga burri i hallës. Ai quhet Resmi Turani dhe punon si taksist.

“Në Janar të vitit 2015, Resmi Turani më ka abuzuar seksualisht. Jeton në fshaton Bilç, afër qytetit të Beratit. Unë Resmiun e kam burrin e hallës. Ai erdhi të shtëpia ime, i mori leje prindërve për të më marrë mua që të iknim në Rinas. Unë isha 14-15 vjeç. Ai do merrte një grua që do të vinte nga Italia se është taksixhi”.

Ajo rrëfeu se prindërit nuk i dhanë leje, ndërsa xhaxhai pranoi vetëm nëse do t’i shoqëronte bashkëshortja e Resmiut, pra halla e denoncueses. Por ajo nuk i shoqëroi, pasi i shoqi i tha që nuk kishte vend në makinë. U nisën për në Rinas dhe mbërritën 1 orë e gjysmë para se të zbriste avioni i klientes që do të merrnin, ndaj dhe ai bëri xhiro me makinë në autostradë.

“U fut në një rrugicë me çakull dhe fiku makinën. Erdhi mbrapa ku isha unë dhe filloi të më zhvishte e kafshonte. Atë ditë nuk më çoi te shtëpia ime, por më la në shtëpinë e tij. Fjeta me vajzën e tij dhe me hallën. Kur shkova ditën tjetër në shtëpi, i tregova prindërve. Mami po qante dhe ia tregoi gjyshit dhe xhaxhait. Do shkoja në polici, por nëna (gjyshja) nuk më la. Mami i tha historinë nuses së Resmiut, Fajresë. Ata erdhën të gjithë si familje në shtëpinë time në darkë dhe më pyetën nëse ishte e vërtetë. Resmiu më shikonte në sy dhe më bëri me shenjë “mos trego”. Dhe unë i thashë që nuk është e vërtetë, sepse kisha frikë nga kërcënimet që më bëri Resmiu”.  

Por kjo histori nuk do të mbetej këtu. Më datë 27 Korrik 2017 Resmiu shkoi në shtëpinë e saj, duke përfituar që familjarët ishin larguar dhe ndodhej vetëm i ati, që është i sëmurë mendor, me pretendimin se do ta merrte të miturën për të ndihmuar të bijën e tij me disa punë shtëpie. Por gjithçka ishte gënjeshtër dhe ai abuzoi sërish seksualisht me mbesën e bashkëshortes në makinë, duke i lidhur duart.

“La shtëpitë mbrapa dhe u fut në mes të pyllit. Fiku makinën dhe erdhi mbrapa ku isha ulur unë. Më lidhi duart, më zhveshi, më kafshonte dhe unë vetëm e gjuaja me pëllëmba, qaja dhe bërtisja”.

55 vjeçari përdhunoi 15 vjeçaren dhe e la shtatzanë:

Ligor Biba 55 vjeç nga Velçani i Pogradecit, është babai i fëmijës së 15-vjeçares e cila e akuzoi në tetor të vitit të kaluar se e përdhunoi dhe e la shtatzënë. Ka qenë analiza e ADN-së që e ka nxjerrë zbuluar 55-vjeçarin.

Biba, gjatë hetimit edhe gjykimit ka mohuar të ketë kryer këtë vepër penale, por analiza e ADN-së e kryer tek foshnja e sapolindur, konfirmoi jo vetëm atësinë e 55 vjeçarit por edhe veprën penale të cilën ka kryer.

Ligor Biba e ka kërkuar vetë kryerjen e analizës së ADN-së në gjykatë duke mohuar kategorikisht qëndrimet e së miturës kundër tij që prej muajit tetor të vitit 2017. Kujtojmë se e mitura është zbuluar nga infermierja e fshatit për shtatzaninë e saj. Ndërkohë procesi gjyqësor ndaj Ligor Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës.

Abuzoi seksualisht me të miturën, 32 vjeçari: Jam pa faj, ajo më ngriti dorën në rrugë

32 vjeçari i akuzuar për marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 13 vjeçe, ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.Gjykata e Durrësit e ka lënë atë në burg.

I arrestuari me emrin Alfred Terziu ka mohuar gjatë seancës, të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën nga Kruja, sepse sipas tij, ajo “ishte me menstruacione” .

Vajza kishte shkuar në shkollë më 17 nëntor dhe nuk ishte kthyer. Për këtë, e motra kishte bërë denoncimin.

Më 20 nëntor policia arrestoi Alfredin, se e kishte përdhunuar vajzën. Por para gjyqtarëve ai ka thënë se vajza i kishte ngritur vetë dorën në rrugë.

Sipas policisë, 32- vjeçari ka marrë vajzën në makinë dhe e ka dërguar në hotel, ku ka kryer marrëdhënie seksuale.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo drejt Juventusit/ Presidenti Perez merr vendimin PËRFUNDIMTAR
Previous article Marina Vjollca fotografohet PA mbathje në plazh! Kjo FOTO do t'ju lërë gojë hapur

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT