Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier.
Një burrë është qëlluar disa herë me thikë nga një person i paidentifikuar.
Petraq Gjika, 55 vjeç ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Ai ka marrë plagë të shumta nga goditjet e thikës.
Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.


