Raportet në Spanjë pretendojnë se UEFA do të refuzojë propozimin e Milanit pë ‘Fair Play Financiar’.
Rossonerët u morën nga një konsorcium kinez, Rossoneri Sport Investment Lux, në prill të udhëhequr nga Yonghong Li.
Milan zhvilloi një merkato tepër aktive , me shpenzimet e Diavolo mbi 200 milion euro për të përforcuar skuadrën e Vincenzo Montella.
Klubet të cilat janë marrë kohët e fundit mund të aplikojnë për periudhën e shpërndarjes për të zgjeruar përgjegjësitë financiare të Fair Play gjatë katër viteve.
Megjithatë, ata ende duhet të dorëzojnë plane realiste për t’u bërë fitimprurëse ose të përballen me sanksione nga organi qeverisës i futbollit europian.
Milan i dorëzoi llogaritë UEFA më parë këtë muaj, pasi ata shpresojnë të vijnë në një marrëveshje vullnetare mbi detyrimet e tyre të PFP.
Përgatiti: AlpeNews.al


