• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“4 familje mafioze dhe 40 banda kriminale në Shqipëri”, ish-presidenti: Basha tani duhet…
Home
Shqipëri

“4 familje mafioze dhe 40 banda kriminale në Shqipëri”, ish-presidenti: Basha tani duhet…

4 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-presidenti Bujar Nishani, teksa e quan drite shprese edhe per vendin tone, angazhimin publik te Ministrit të ri të Brendshëm të Italisë fqinje, për ti shpallur luftë pa kompromis Mafias dhe krimit te organizuar, kujton se ne vend ka 4 familje mafioze dhe 40 banda kriminale.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Nishani thekson se “Opozita dhe lideri i saj duhet tu konfirmojnë çdo ditë pa u lodhur shqiptarëve se: që nga dita e parë e qeverisjes së tyre do ndjekin në çdo vrimë paranë e zezë të krimit, pa marrë parasysh se në çfarë pjese të shoqërisë shqiptare ajo është përlyer”.

Postimi i Nishanit 

Një angazhim publik i Ministrit të ri të Brendshëm të Italisë fqinje, për ti shpallur luftë pa kompromis Mafias, krimit të organizuar, skafistëve, trafikantëve të drogës dhe vajzave të pambrojtura, vrasësve dhe hajdutëve në Itali, përçoi një mesazh shprese edhe në Shqipëri.

Si vend fqinj me Italinë, Mafia, krimi organizuar, trafikantët, vrasësit, hajdutët, në Shqipëri kanë bërë lidhjen e ngushtë me bashkëpunëtorët e tyre përtej Adriatikut.

4 familje mafioze, mbi 40 grupe te krimit të organizuar, qindra anëtarë të grupeve kriminale, qindra hajdutë e grabitës shtëpish, pronash, pasurish e bisnesesh të shqiptarëve raportohen tani zyrtarisht në Shqipëri.

Kjo politikë e re e Qeverisë së re Italiane duhet të kishte marrë solidaritetin e menjëhershëm të Qeverisë në Shqipëri.

Ajo heshti, u fsheh, u tulat. Kuptohet !

Nuk kishte si ndodhte ndryshe.

Por ajo nuk u ndal veç në heshtjen e saj.

Lideri opozitës demonstroi përgjegjësinë dhe konfirmoi modelin e alternativës së qeverisjes së ardhëshme.

Luftë pa kompromis kundër Mafias, krimit të organizuar, skafistëve, oligarkëve, trafikantëve, hajdutëve.

Tronditja e parë erdhi !

Qeveritarë e oborrtarë të modelit “narkos” u vërsulën mbi opozitën dhe liderin e saj me shantazhe dhe kërcënime.

Më në fund një shenjë e mirë edhe në Shqipëri !

Të inkriminuarit e humbën toruan dhe qetësinë e shtirur.

Kanë filluar të mendojnë pak dhe për nesër.

Shqipëria, nuk është rasti i parë ku Mafia dhe paratë e pista të drogës kanë blerë pjesë të politikës, pjesë të shtetit, pjesë të drejtësisë, pjesë të medias, pjesë nga gjithshka.

Opozita dhe lideri i saj duhet tu konfirmojnë çdo ditë pa u lodhur shqiptarëve se: që nga dita e parë e qeverisjes së tyre do ndjekin në çdo vrimë paranë e zezë të krimit, pa marrë parasysh se në çfarë pjese të shoqërisë shqiptare ajo është përlyer.

Shqiptarët e dinë se krimi dhe paraja e pisët e tij, janë varfëria e tyre e përditshme. (padyshim shkëlqimi i zi i të inkriminuarve prej saj)!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I VETTINGUT PËR MARKUN/ Reagon PD: E parashikuam këtë vendim të organit të...
Previous article BEFASOJNË mediat braziliane: Portieri Alisson NUK vlen kaq shumë para

g.autor

Postime të ngjashme

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT