IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit) sapo ka publikuar dhe të dhënat paraprake në lidhje me lëkundjet e fuqishme që alarmuan banorët e Durrësit.
Epiqendra ishte në Gjirin e Lalzit, me thellësi 18 km.
Tërmeti i sotëm në orën 11:00 me epiqendër në Gjirin e Lalëzit, në qarkun e Durrësit ka qenë një moment alarmimi për të gjithë qytetarët.
Në epiqendrën e tij tërmeti ka qenë 5.2 ballë sipas Insitutit të Gjeoshkencave Sizmike italiane ‘Volcano’, dhe mendohet se ka rënë më shumë se një herë në harkun kohor të pesë (5) minutave.
Insituti i Gjeoshkencave Sizmike italiane ‘Volcano’ raporton se tërmeti i ndjerë ka qenë me magnitudë 5.2 ballë në epiqendrën e tij, dhe 4.9 ballë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe deri në trojet e Kosovës.
Mësohet deri tani nuk ka dëmtime materiale, ose plagosje të individëve.
Në qytetin e Durrësit dhe krahinat përreth janë ndjerë disa lëkundje të fuqishme, çka ka alarmuar banorët duke dalë një pjesë e madhe e qytetarëve jashtë në rrugë, nën ankth e panik.


