• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBLEDHJA E KOMISIONIT TË KULTURËS/ Veliaj çon shkresën: Gjithçka është sqaruar lidhur me Teatrin
Home
Aktualitet
Media

MBLEDHJA E KOMISIONIT TË KULTURËS/ Veliaj çon shkresën: Gjithçka është sqaruar lidhur me Teatrin

4 July, 2018 g.autor Aktualitet, Media

Në një kohë kur opozita paraqiti në Komisionin e Kulturës dhe Medias një kërkesë për të thirrur sot në dëgjesë publike kryetarin e Bashkisë së Tiranës për të dhënë llogari për Teatrin Kombëtar, Erion Veliaj ka refuzuar.

Në shkresën për mospjesëmarrje Veliaj thekson se tashmë sqarimet për këtë çështje janë dhënë. Kujtojmë se pak ditë më parë vet Veliaj deklaroi se ishte arritur një marrëveshje mes Bashkisë dhe një grupi artistësh për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re.

Sakaq, opozita ka paralajmëruar se nuk do të votojë pro kalimit të projektligjit nesër, pasi e cilësojnë shkelje të ligjit.

KERKESA E PD PAK DITE ME PARE

Deputetët e opozitës thërresin në dëgjesë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar dhe i jep falas privatit tërritorin e Teatrit Kombëtar dhe prona të tjera shtetërore për të ndërtuar kulla.

Kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, të cilët e kanë thirrur Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, duke shprehur shqetësimin se ligji I propozuar, ku ai ka rolin e Negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.

Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar. Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Protestë tek Kryeministria/ Minatorët kërkojnë miratimin e statusit, paralajmërojnë se...
Previous article Një surprizë e këtij botërori Yerri Mina, në tre ndeshje tre gola për të hyrë në histori

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT