Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një familje prej 11 anëtarësh u gjetën të vdekur dhe mendohet se janë vetëvrarë me qëllim “shpëtimin shpirtëror”.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Nju Delhi, ku sipas policisë u gjetën 11 trupa në një shtëpi në fshatin Burari të dielën, 10 prej tyre të lidhur në sy dhe të varur në tavan.
Vëllezërit Bhavnesh Bhatia, 50 vjeç dhe Lalit Bhatia, 45 vjec, Savita Bhatia, 48 vjeç dhe Teena Bhatia, 42 vjeç, vajza e saj Pratibha, nipërit Priyanka, 33-vjeç, Nitu, 25, Monu, 23, Dhruv dhe Shivam, 15-vjeç, u gjetën të vdekur në të njëjtën dhomë.
Narayana Devi, gjyshja 77-vjeçare e familjes, u gjet në një dhomë tjetër.
Policia tha se ka gjetur një letër me disa fraza si:
Trupi i njeriut është i përkohshëm dhe mund të kapërcehet frika duke mbuluar sytë dhe gojën”
Një oficer tha:
Shënimet thonë nëse një grup prej 11 personash ndjek këtë ritualë, të gjitha problemet do të lehtësoheshin dhe do të arrinin shpëtimin. Disa shënime kanë datat në të cilat janë shkruar, ndërsa të tjerë nuk e kanë. Të gjitha shënimet flasin për arritjen e fundit dhe arritjen e paqes. Ne kemi gjetur shënime me dorë që detajojnë mënyrën se si duart dhe këmbët duhet të lidhen dhe janë mjaft të ngjashme me mënyrën në të cilën janë gjetur trupat e këtyre personave”
Letrat thonë se një grup prej 11 personash duhet të ndiqnin ritualet e caktuara për të arritur “shpëtimin” pas vdekjes së trupit.


