Deklarata e ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, se do të shkatërrojë mafian ka futur në ‘sherr’ politikën shqiptare.
Pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, se era e ndryshimit po vjen dhe së shpejti do të mbërrijë edhe te ne, ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Bushati shpreson që llogaria e Bashës të jetë hakuar, duke shtuar se deklarata e tij ishte kundër njerëzve dhe vendit të tij.
Shpresoj vërtet që llogaria e kreut të opozitës të jetë hakuar, përndryshe askush nuk mund të shpjegojë këto deklarata të Bashës kundër njerëzve dhe vendit të tij.


