• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETTINGUT/ Alma Brati gjyqtarja që del NESËR para KPK. Skeda e PASURISË së saj tregon…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETTINGUT/ Alma Brati gjyqtarja që del NESËR para KPK. Skeda e PASURISË së saj tregon…

3 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kurba e ndryshimit të pasurisë së gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Alma Brati, e cila do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si kandidate për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kandidimi për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor e ka vendosur gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati në listën prioritare të vetingut. Përballja e saj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është planifikuar të bëhet të mërkurën, me trupë gjyqësore Pamela Qirkon, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

E SHKUARA 

Alma Brati është emëruar gjyqtare në vitin 2007.

Më parë, ajo ka punuar si juriste në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës dhe inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

RAPORTI I PËRGATITUR

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Alma Brati zotëronte 25 për qind të një shtëpie dykatëshe, të blerë për 1.9 milionë lekë në Durrës.  Në fund të vitit 2017, pasuria e gjyqtares kap vlerën e 16.5 milionë lekëve, duke shënuar rritje prej mbi 8 herë krahasuar me vitin fillestar.

Pasuria e zonjës Brati është shtuar me një apartament banimi me sipërfaqe 101 metra katrorë në Tiranë me vlerë 80 mijë euro, një automjet i tipit “Mazda” me vlerë rreth 2.5 milionë lekë si dhe kursime në cash në vlerën e 1.1 milionë lekëve. Duke iu referuar deklaratave të saj periodike, apartamenti është blerë me një kredi bankare prej 7 milionë lekësh dhe 25 mijë euro hua nga të afërmit. Përmes një kontrate leasing është blerë gjithashtu edhe automjeti.

Të ardhurat e gjyqtares Brati përbëhen në 70 për qind nga paga e saj dhe 30 për qind nga burime të tjera. Të ardhurat kapin vlerën e 18.1 milionë lekëve në total për periudhën deklaruese.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 11 vite deklarimi të zonjës Brati, të cilat rezultuan pa probleme.

Analiza ka identifikuar megjithatë si “flamur të kuq” kontratën e huasë prej 25 mijë eurosh që gjyqtarja i ka marrë tezes për blerjen e apartamentit në Tiranë në vitin 2015. Kjo kontratë ka pasur si kusht likujdimi një afat 30 ditor pas shitjes së shtëpisë në Durrës ku Brati zotëron 25 %; ndërkohë që pjesa më e madhe e saj vazhdon të jetë e pashlyer.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

SKEDA E PASURISË

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fund i dhimbshëm/ Iniesta përlot botën me letrën pas eliminimit nga Kupa e Botës
Previous article Mourinho e ka fiksim/ Manchester United ofron 50 milionë euro për mbrojtësin italian të Milanit

g.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT