Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh të fortë për mafian, duke thënë se koha e ndryshimit po vjen.
“Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realititetit të deridjesshëm…”, shkruan Basha në Twitter.
Kjo deklaratë e Bashës erdhi pas reagimit të Ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salivini, i cili dërgoi mesazh të fortë mafias në Itali.
Twitter i Bashës
Mirësevjen Era e Ndryshimit @matteosalvinimi, së shpëjti edhe në anën tjetër të Adriatikut. Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndjejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realititetit të deridjesshëm…
Twitter i Salvinit
Për mafiozët mbaroi koha, kur bënin si t’ju donte qejfi! Tani duhet të demonstrojmë se Shteti është më i fortë. Në fund, do të më pëlqente të kujtohesha si ai që luftoi kamorrën, ndragheten dhe mafian më shumë së të tjerët.


