• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KALIMI I KOLAPSIT GJERMAN/ Pas marrëveshjes së CDU-së së Merkelit ja kush do t’i bashkohet…
Home
Europë

KALIMI I KOLAPSIT GJERMAN/ Pas marrëveshjes së CDU-së së Merkelit ja kush do t’i bashkohet…

3 July, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Kolapsi i qeverisë u shmang, po tani?

CDU-ja e Angela Merkelit dhe CSU-ja e lanë mënjanë grindjen për politikën e azilit, hë për hë të paktën.

Por ekziston edhe një partner tjetër i koalicionit.

Me javë të tëra socialdemokratët, njëri nga tri partnerët e koalicionit të qeverisë gjermane qëndruan të habitur dhe të shokuar, duke parë si e copëtonin njëri-tjetrin hapur dy partnerët e tjerë të koalicionit. Por tani Angela Merkeli (CDU) dhe partia bavareze simotër CSU u pajtuan për një kompromis në politikën e azilit dhe të refugjatëve. Dhe papritur të gjithë i hedhin sytë nga SPD.

“Çeqe të pambuluara”

SPD ende duhet të shpallë a është dakord me idenë për të ngritur qendra tranziti në kufirin gjermano-austriak, në të cilat të mund të mblidhen azilkërkuesit që janë regjistruar diku tjetër në BE. Dhe kështu, Andrea Nahles, kryetarja e SPD, doli në mëngjes në Bundestag, atje ku mblidhen grupet parlamentare, dhe tha: “CDU dhe CSU e dëmtuan javët e fundit reciprokisht njëra-tjetrën, besimi te demokracia jonë u dëmtua. Që ato vendosën t’i kthehen punës përmbajtësore, ky është sukses i madh.” Po a do të bjerë dakord SPD me kompromisin e gjetur? “Kemi një sërë çështjesh të pasqaruara”. Dhe pastaj Nahles flet për “çeqe të pambuluara”. Disa nga marrëveshjet mund të zbatohen vetëm së bashku me Austrinë dhe Italinë, dhe për këtë ende nuk ka gatishmëri prej tyre.

“Merkelit i bënë shantazh, e pabesueshme”

Dhe në përgjithësi: si ishte ajo, kur ministri i Brendshëm Horst Seehofer i CSU-së i vuri ultimatume kancelares dhe madje kërcënoi edhe me dorëheqje, po të mos bashkohej ajo me vijën e tij të ashpër? Ish-kryetari i SPD-së dhe ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel, që tani është deputet i thjeshtë, e përmbledh kështu atmosferën në SPD: “Seehoferi i bëri qeverisë, i bëri Merkelit, shantazh. Kjo është një ngjarje e pabesueshme”. Shenja plagësh do të mbeten te aleanca qeveritare, kjo është e qartë. Edhe nëse në përgjithësi, përshtypja mbizotëruese është që edhe te zgjedhësit besnikë të SPD, vërshimi i migrantëve shihet ndërkohë me skepticizëm të madh. Pritet që në fund socialdemokratët të japin aprovimin e tyre për këto vendime, qoftë për të penguar zgjedhje të reja, sepse mbështetja për SPD aktualisht është te 16 dhe 18 përqind, edhe më e ulët se në zgjedhjet e rënda parlamentare vjeshtën e kaluar. Në mbrëmje do të mblidhet komisioni i koalicionit, pra përfaqësuesit kryesorë të CDU, CSU dhe SPD, për të folur për të gjitha këto. Berlini politik ka sërish një mbrëmje të gjatë dhe ndoshta edhe një natë të gjatë para vetes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MINUTË PAS MINUTE/ Suedia eleminon Zvicrën duke prerë një biletë për në çerekfinale (VIDEO)
Previous article TARIFAT E SHTRENJTA NË RINAS/ Çështja e "AEROPORTIT" në Parlament. Debate mes deputetëve...

g.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT