• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri grek: Zgjedhje ose referendum për emrin e Maqedonisë
Home
Rajon

Ministri grek: Zgjedhje ose referendum për emrin e Maqedonisë

3 July, 2018 Ina.Autor Rajon

Ministri grek i Mbrojtjes dhe aleati kryesor në Qeveri i Kryeministrit Tsipras, Panos Kamenos kërcënon me zgjedhje të parakohshme në lidhje me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga zyrat e partisë së tij, Kamenos u shpreh se nuk duhet të përjashtohet populli grek nga kjo vendimmarrje. Dhe për këtë ka dy mënyra, shtoi Kamenos.

Ato janë me zgjedhje ose me referendum. Kamenos thotë se marrëveshja me Maqedoninë për emrin nuk ka asnjë vlerë nëse nuk ratifikohet nga Parlamenti grek. Në këtë pikë, ministri grek i Mbrojtjes theksoi se kjo marrëveshje duhet votuar nga të gjithë 140 deputetët. Në të kundërt, do të duhet të pyetet populli, duke shkuar në zgjedhje të parakohshme ose nëpërmjet referendumit. Panos Kamenos sjell në vëmendje edhe mosdekretimin e marrëveshjes nga Presidenti i Maqedonisë, i cili refuzoi ta firmoste.

Ministri Kamenos foli edhe për marrëveshjen që pritet të arrihet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Epiri i Veriut është rajoni ku grekët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe me kriminelët e luftës ne nuk negociojmë“, u shpreh Panos Kamenos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ E tradhtoi Spanja, prezantuesi detyrohet të shkojë në punë me fustan (FOTO)
Previous article Juventusi e ka seriozisht me RONALDON, gati oferta e parë zyrtare nga bardhezinjtë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT