Mëngjesin e së shtunës, u gjet në makinën e tij, i vrarë gardisti 31 vjeçar Shkëlzen Qordja. Njëkohësisht ishte edhe shoferi i ministrit Xhafaj.
Pistat e hetimit për të janë nga më të ndryshmet, por ekspertiza ligjore e cilësoi si vetvrasje.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se:
“Pozicioni i Shkëlzenit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja meriton hetim të shpejtë.
Ka dy elementë: Para se të ndodhte ngjarja shoferi ka qënë në festën e ambasadës amerikanë në pallatin e brigadave. Vdekja ka ndodhur shumë orë para se të gjendet kufoma.
Makina ka hyrë pas mbarimit të aktivitetit, shoferi ka hyrë në ambientet e Gardës, dhe nuk është kontrolluar pasi shoferat e ministrave nuk kontrollohen.
Vëllai i viktimës që është po ashtu shofer, ka kërkuar të hapet garazhi dhe ka gjetur viktimën. Ishte ai që vuri në dijeni Gardën. Oficeri i shërbimit nuk ka dëgjuar asgjë, është e dyshimtë.
Arma “MP5”nuk është arma e personale e shërbimit. Këtu lind dyshimi.
*******************
Çuditërisht, Gardës nuk i punojnë kamerat e sigurisë në ato ambiente.
Prej më shumë se një muaji personeli është duke i hequr kamerat sepse po instalohen diku tjetër. Makina brenda në garazh ka qenë por nuyk ka kamera brenda në garazh. Të vetmet që mund të kenë kapur ndonjë imazh janë kamerat e dy bankave, banka WU dhe TiranaBank.
Duke mos patur kamera dhe makina që ka hyrë natën është e vështirë që të identifikosh të gjithë situatën. Qordja nuk ka qenë në shtëpi atë natë, sepse ka ardhur menjëheër nga aktiviteti i Ambasadës Amerikane. Viktima ka vdekur disa orë para se të gjendet. Mund të ketë qenë edhe mirëbesimi i shoqëruesit i cili mund të ketë lënë armën. Por është e sigurtë që kamerat nuk punojnë. Bashkia e Tiranës ka një projekt në atë rrugë dhe kamerat janë zhvendosur në atë zonë.
/AlpeNews.al


