Kryeministrja britanike do të takohet këtë javë me krerët gjermanë dhe holandezë, para se të zhvillojë një takim me ministrat e saj për të përcaktuar çfarë lidhjesh tregtare kërkon Britania e Madhe me Bashkimin Europian pas Brexit, njoftoi sot zëdhënësi i saj.
Theresa May do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrin holandez, Mark Rutte para se të mbledhë të premten kabinetin e saj dhe të përpiqet të tejkalojë ndasitë mes euroskeptikëve dhe eurofilëve mbi çështjen e lidhjeve të ardhshme ekonomike mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, raporton ata.
Të paktën nëntë muaj larg Brexit, në mars 2019, qeveria britanike ende nuk ka përcaktuar se çëfarë marrëdhëniesh do të zhvillojë në të ardhmen me BE-në.


