• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NE KINOSTUDIO/ Flet mamaja e vëllezërve Mumajesi: Juxhini s’ka precedentë, ndryshoi mbiemrin për…
Home
Breaking News

ATENTATI NE KINOSTUDIO/ Flet mamaja e vëllezërve Mumajesi: Juxhini s’ka precedentë, ndryshoi mbiemrin për…

2 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Juxhini jeton prej 10 vitesh në Francë, nuk ka precedent penal” – Disa ditë pas përplasjes me armë zjarri në zonën e Kinostudios në kryeqytet, ku mbetën të plagosur Rivelino e Juxhin Mumajesi dhe 28-vjeçari Ibrahim Durollari flet në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” mamaja e dy vëllezërve, Gjyzepina Mumajesi.

Ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e të rinjve është përmirësuar e ëma e tyre tregon se djali i saj Juxhini prej vitesh ka jetuar në Francë dhe kishte vetëm një javë që kishte ardhur në Shqipëri. “Djali im Juxhini ka 10 vite që jeton në Francë. Rreth moshës 15 vjeçare është larguar nga Shqipëria dhe është me dokumente franceze.

Në Shqipëri u kthye një javë përpara se të ndodhte ngjarja në Kinostudio. Djali nuk ka asnjë precedent penal, ai prej vitesh nuk jeton në Shqipëri dhe nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngjarje në këtë vend”, u shpreh mamaja e dy vëllezërve Mumajesi.

Kujtojmë se mesnatën e 27-qershorit në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një lokal bastesh kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit Juxhin Mumajesi 24 vjeç, Rivelino Mumajesi 36 vjeç dhe Ibrahim Durollari 28 vjeç. Ka dyshime se 2 persona ende të pa identifikuar nga policia, iu afruan personave që mbetën të plagosur dhe hapën zjarr ndaj tyre. Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit, ngjarja mbetet ende pa autor.

Disa ditë më parë dy djemtë tuaj Juxhini dhe Rivelino mbetën të plagosur në zonën e Kinostudios. Mësohet se një ndër pistat që po heton policia është një konflikt i Rivelinos i ndodhur një vit më parë. Mendoni se ajo ngjarje ka lidhje me sulmin e 27 qershorit?

Nuk di asgjë për këtë pjesë. Nuk kam asnjë informacion për shkakun e sulmit.

U përfol se djemtë kanë ndërruar mbiemrin për shkak të së shkuarës, çfarë mund të na thoni lidhur me këtë gjë?
Juxhini jeton prej vitesh në Francë. Largimi i tij nga vendi dhe marrja e nënshtetësisë franceze është shkaku i ndryshimit të mbiemrit në Hamajezi. Ai nuk e ndërron dot mbiemrin në Mumajesi siç është në rrënjën e familjes pasi është me dokumente franceze. Vetëm Juxhini e ka ndryshuar mbiemrin për këtë arsye.

Prej sa vitesh jeton në Francë Juxhini dhe cila ishte arsyeja e kthimit në Shqipëri?
Djali im Juxhini ka 10 vite që jeton në Francë. Rreth moshës 15 vjeçare është larguar nga Shqipëria dhe është me dokumente franceze. Në Shqipëri u kthye një javë përpara se të ndodhte ngjarja në kinostudio. Ai erdhi pasi kishim një rast ditëlindjeje në familje. Djali e ka prerë biletën vajtje ardhje dhe në datë 15 korrik niset për Francë.

Pra, ai nuk ka asnjë konflikt të hapur në Shqipëri, po Rivelino?
Juxhini nuk ka asnjë precedent penal, ai prej vitesh nuk jeton në Shqipëri dhe nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngjarje në këtë vend. Ai jeton dhe punon në Francë, punon në një magazinë fruta perime. Juxhini është i martuar në Francë dhe ka një fëmijë 1 vjeç. Nusja dhe krushqit u shqetësuan shumë kur morën vesh lajmin, kjo pasi Juxhini asnjëherë nuk është përfshirë në asnjë konflikt, ka vetëm një javë në Shqipëri. Rivelino nuk ka pasur probleme më herët përveç ngjarjes së ndodhur një vit më parë.

Si është gjendja shëndetësore e djemve?
Gjendja shëndetësore e djemve është shumë më mirë, nuk kanë qenë në gjendje të rëndë. Tashmë janë shumë mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOMBARDON" Milani! Kovacic dhe Rabiot nisen për testet mjekësore?
Previous article LSI sulmon ashpër ambasadoren e BE dhe reformën në drejtësi, Vasili: Ç’siklet apo detyrim ka Vlahutin që...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT