• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në Suedi futet në fuqi ligji i ri për seksin, nëse i shkruani paraprakisht dikujt rrezikoni…
Home
Jetë

Në Suedi futet në fuqi ligji i ri për seksin, nëse i shkruani paraprakisht dikujt rrezikoni…

2 July, 2018 k.autor Jetë

Që nga dite e dielë partnerët në Suedi duhet të kenë pëlqimin e palës tjetër për marrëdhënie seksuale. A duhet të kesh marrëveshje me shkrim para çdo seksi?, pyesin kritikët.

Viktimave të përdhunimit apo seksit të padëshiruar në Suedi këtej e tutje nuk u duhet që të dëshmojnë, se kanë refuzuar gjatë aktit duke thënë “jo”, apo se kanë kundërshtuar dhe janë mbrojtur gjatë aktit, për të dënuar dhunuesin. Aktet seksuale lejohen në këtë vend vetëm nëse bëhen mbi bazë vullnetare.

Pikërisht këtu qëndron edhe problemi, sepse gjykatat duhet të vlerësojnë se çfarë ka qenë pranim vullnetar i një akti seksual dhe a mjafton vetëm dakordimi me gojë për një marrëdhënie seksuale apo duhet të ketë edhe pëlqim me shkrim.

Qeveria në Stokholm, e cila e quan veten feministe, ka propozuar këtë ligj të ri pas debateve shumë të ashpra në fushatën “#MeToo”, në verën e vitit të kaluar. Në këtë vend skandinav të njohur për barazinë e gjinive, ka nisur asokohe një fushatë e ashpër kundër ngacmimeve seksuale, që ka shkaktuar reagime shumë të mëdha. Mijëra gra janë paraqitur menjëherë pas nisjes së fushatës në opinion dhe kanë rrëfyer historitë e tyre të dhunimeve apo ngacmimeve seksuale.

Pasiviteti nuk është dakordim

“Seksi duhet të bëhet me vullnet”, theksoi kryeministri Stefan Löfven, në prezantimin e ligjit të ri. Rregullat e reja që janë futur në fuqi këtë të dielë (1 korrik), Suedia është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit ndërkombëtar. Seksi në këtë vend do të jetë i mundur mbase vetëm nëse paraprakisht nënshkruhet një marrëveshje me shkrim, thonë me gjysmëhumor shumë komentatorë në vend dhe jashtë tij. Kjo e ngarkon shumë atmosferën në dhomën e gjumit.                                                                              

Por pavarësisht barcaletave dhe humorit mbi këtë ligj, në një sondazh të bërë në Gjermani nga instituti YouGov, gati një në dy vetë ka deklaruar, se do të ishte mirë që edhe në Gjermani të ketë një ligj të tillë. Në Gjermani ekziston ligji sipas së cilit “Jo do të thotë Jo”, në marrëdhëniet seksuale. Pra nëse femra apo mashkulli thotë Jo, atëherë kjo duhet të respektohet nga pala tjetër.

Sipas këtij ligji – në dallim nga ligji i ri në Suedi – viktima e përdhunimit duhet të dëshmojë se ka qenë aktive – me fjalë apo gjeste – në refuzimin e aktit seksual. Pra që ka thënë se nuk do seks apo është mbrojtur nga ky akt i padëshiruar. Në Suedi prej fillimit të korrikut është ndryshe. Nëse nuk ka ndonjë dëshmi të qartë se palët kanë qenë dakord për marrëdhënie seksuale, mund të ndodhë që ndonjëra palë të thotë më vonë se nuk ka dashur seks dhe për këtë pala tjetër të denohet. Gjykatat në këtë vend nuk do ta kenë fare lehtë për marrjen e vendimeve, sepse gjatë marrëdhënieve seksuale zakonisht nuk ka ndonjë dëshmitar të tretë, thonë kritikët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mavraj “harron” Gjermaninë, i hapen dyert nga dy skuadra të njohura turke
Previous article SHERRI NE DISKO/ Djali i prezantueses së njohur italiane u plagos me thikë, arrestohen 2 shqiptarë

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT