Dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të hëne.
Autori ka qenë një rom i cili ndërkohë kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.
Pronari Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e tij, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet me thikë dy punonjës policie duke i lënë të plagosur.


