• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I bllokon biznesin pasi nuk lëshonte fatura, pronari I THYEN HUNDEN inspektorit tatimor në Golem
Home
Breaking News

I bllokon biznesin pasi nuk lëshonte fatura, pronari I THYEN HUNDEN inspektorit tatimor në Golem

2 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një inspektor i Tatimeve është goditur me grushta në fytyrë ndërsa ishte duke kryer detyrën e tij, kontrollin e bizneseve në Golem. Ai ka kërkuar kuponin tatimor nga një biznes, por si përgjigje ka marrë grushta në fytyrë dhe ka përfunduar me hemoragji në Spitalin e Traumës Tiranë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj inspektorit të hetimit tatimor në detyrë.

Njoftimi i Ministrisë së Financave:

Një incident është shënuar ditën e diel në zonën e Golemit gjatë ushtrimit të detyrës nga grupi i inspektorëve të Sektorit të Zbatimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Grupi i punës i përbërë nga inspektorët M.S, G.C dhe O.B u paraqit për të kryer kontroll në subjektin “Fatime Morina”, në zonën e Golemit, pranë “Pishave të Buta”. Gjatë kontrollit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në fushën e shërbimit, pa lëshuar kupon tatimor, shkelje e përsëritur nga subjekti në fjalë, në kundërshtim me ligjin 9920 ( I ndryshuar) neni 122, pika 1, gërma b(ii).

Referuar kësaj shkelje, inspektorët e zbatimit informuan subjektin për penalizim me masën bllokim aktiviteti për 30 ditë kalendarike. Gjatë kryerjes së procedurave nga inspektorët, ata kanë hasur në rezistencën e pronarit të subjektit, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj inspektorit O.B. duke e goditur në fytyrë, goditje e cila i ka shkaktuar inspektorit frakturë dhe hemoragji në hundë dhe sy.

Si rrjedhojë e kësaj ngjarje, u njoftuan forcat e Rendit. Inspektori u dërgua fillimisht për mjekim pranë spitalit të Durrësit dhe më pas u dërgua për trajtim më të specializuar pranë spitalit Ushtarak në Tiranë. Inspektorët e zbatimit, po kryenin kontrolle në zonë në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dëshiron të përsërisë mesazhin e qartë se të gjithë strukturat tatimore të zbatimit dhe terrenit, mbeten të angazhuar për të vijuar zbatimin rigoroz të planit të masave për sezonin turistik. Beteja kundër informalitetit është beteja jonë e përbashkët me sipërmarrjen e ndershme, në favor të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD/ Serbia: Nuk e duam futjen e “lojtarëve të rinj” në dialog
Previous article SHPËRTHEN Maradona: Argjentina është një ekip mediokër, përjashto vetëm...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË ÇERMË/ Motori përplas të moshuarën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT