Emigrantët e ardhur në brigjet Italiane kërkojnë dëshpërimisht të shkonë në Francë.
Në largesi ekstreme, në kushte të vështira atmosferike, me veshje të papërshtshmë, shpëshherë pa ushqim ata u drejtohen Alpeve të Italisë për të shkuar në Francë.
Kanë qënë më mijëra ata që kanë tantuar të kalojnë kufirin dhe me dhjetra ata që kanë humbur.
Të detyruar nga politikat e qeverisë së krahut të djathtë të Italisë, azilkërkuesit që mbërrijnë me anije në brigjet e Mesdheut kanë nisur të largohen drejt Francës ku prej aty ata mund të lëvizin në Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Holandë dhe në fund, Britani.
Shtigjet në të cilat emigrantët kalojnë po pikasen edhe nga roja kufitare me urdhër të djëtpërdrëjtë të Qeverisë Qëndrore.
Tashmë, Italia po duket sikur po ndërmerr politika ekstreme në raport me emigrantët që ngjajnë më ato të Dolad Trump , me ministrin e brendshëm Matteo Salvini që bën thirrjet për bllokimin e anijeve me emirantë, sekuestrimin e tyre, mbajtjen larg nga portet Italiane.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka kthyer bllokadën për emigrantët në një pikë kyç të filozofisë së tij dhe nga krahu tjetër kancelari i ri konservator austriak Sebastian Kurz ka bërë thirrje për një “bosht të vullnetit” për të forcuar kufijtë për të mos lejuar kalimin e emigrantëve.
Anti-imigranti i fronit kombëtar francez të së djathtës, Christelle Lechevalier, javën e kaluar u përpoq të llogari mbi emigrantët afrikanë që kalonin nga Italia në Francë.
Rreth 26 vende evropiane janë në zonën Schengen pa kufij, gjë që bën të mundur kalimin mes shteteve anëtare pa kontrolle.
Por përballë perspektivës së emigracionit masiv, policia në disa pika kufitare po i largon gjithnjë e më shumë të sapoardhurit dhe i dërgon ata në Itali.
Si rezultat, emigrantët po u drejtohen kalimeve malore, resorteve të skive dhe ngjitjeve për të shmangur kontrollet kufitare.