• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 2011-ës/ Ekstradohet nga Belgjika 47-vjeçari. Kishte kryer AKTE MAKABRE me dy pronarët e…
Home
Aktualitet
Drejtësi

MASAKRA E 2011-ës/ Ekstradohet nga Belgjika 47-vjeçari. Kishte kryer AKTE MAKABRE me dy pronarët e…

1 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Një 47-vjeçar i dënuar me 11 vjet heqje lirie për pengmarrje e vjedhje me dhunë, është ekstraduar dje nga Belgjika.

Policia e Shtetit njoftoi dje se oficerët e Interpolit kthyen në Shqipëri për të vuajtur dënimin, Martin Tushën, të njohur edhe me emrin Aleksandër Tusha.

Ai ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës për heqjen e paligjshme të lirisë së dy punëtorëve, në nëntor të vitit 2011. Sipas vendimit të gjykatës, Tusha akuzohet se ka mbajtur peng për një natë dhe ka vjedhur me dhunë dy pronarët e një mobilierie, të cilëve u ishte prezantuar si klient.

Gjatë kohës së pengmarrjes ai dyshohet t’i ketë prangosur, rrahur, t’i ketë zhveshur dhe t’u ketë dhënë ilaç për gjumë dy pengjeve. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur më 11 nëntor të vitit 2011 në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Të dëmtuarit ishin shtetasit Evin Ç. dhe Aliko H., të cilët kishin një pikë montimi mobilierie të ndodhur në rrugën “Ali Demi”, në kryeqytet.

Ditën e ngjarjes, në dyqanin e tyre ka shkuar një person me emrin Sandri, i cili ka kërkuar të bëjë një kuzhinë, si dhe një portmonto për shtëpinë e tij. Pasi kanë lënë një pikë takimi pranë pallatit ku banonte autori, ata kanë shkuar atje dhe janë takuar me të. Më pas, Aleksandër Tusha i ka telefonuar shokut të tij dhe së bashku janë ngjitur në banesën e tij në katin e tetë.

Sapo kanë hyrë brenda, Tusha ka mbyllur derën dhe i ka lidhur të dy personat me pranga, pasi i kishte shtrirë më parë në tokë, duke u kontrolluar xhepat dhe marrë sendet personale që kishin me vete. Tusha bashkë me shokun e tij u kanë kërkuar para, respektivisht secilit nga një shumë të caktuar.

Shtetasit Aliko H. i kanë kërkuar 10 mijë euro dhe kur ai nuk ka pranuar, Tusha e ka rrahur, duke i sulur edhe qenin që e mbante në shtëpi, që nga të dhënat e ka kafshuar. Më pas dy autorët i kanë zhveshur dhe i kanë lidhur te disa karrige kashte të ndodhura në papafingo, ku u kanë dhënë ilaçe për t’i vënë në gjumë.

Të nesërmen, pasi ata janë zgjuar, autorët i kanë lënë të lirë, duke u marrë sasinë e parave që kishin me vete, si dhe çelësat e automjetit që përdornin për punë.

Policia: I ekstraduari, 7 vjet në kërkim

Policia njoftoi dje se është ekstraduar nga Belgjika një 47-vjeçar nga Mamurrasi, që ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh. “Nga Specialistët e Interpol Tiranës është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë i shtetasit Martin (Aleksandër) Tusha.

Tusha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale ‘Heqje e paligjshme e lirisë’ dhe ‘Vjedhje me dhunë’.

Ky shtetas, prej disa kohësh fshihej në Belgjikë, ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Brukselit dhe më datë 29 qershor u krye ekstradimi drejt vendit tonë”, tha Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Batha “ndez motorët” në Greqi, pret përgjgje nga Panucci
Previous article Botërori i çudirave/Kupa e Botës “Rusi 2018” nuk ka asnjë skuadër kampione

g.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT