• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E MASHTRIMIT ME PARATË/ Policia u vë PRANGAT kambistëve tek “Dollari”. Kishin FSHEHUR…
Home
Breaking News

SKEMA E MASHTRIMIT ME PARATË/ Policia u vë PRANGAT kambistëve tek “Dollari”. Kishin FSHEHUR…

30 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka futur në “axhendë” e punës së saj, edhe kontrollin e kambistëve, për ushtrim të mundshëm aktiviteti, pa licencë.

Në funksion të kësaj, kanë rënë viktima, disa kambistë në Tiranë e Durrës.

Seksioni për Pastrimin e Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, bën të ditur se dje, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për B. C., 60 vjeç, banues në Tiranë, për D. K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për H. A., 66 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi i tyre u bë pasi rreth orës 13:30, te “Dollari”, iu bllokuan me cilësinë e provës materiale, një sasi bono privatizimi dhe eurosh. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Po kështu edhe Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës, bën të ditur se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për M. B., 66 vjeç, banues në Durrës, pasi në orën 08:40, në lagjen nr. 11, u kap duke ushtruar këmbimin valutor pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi në lekë dhe euro. Nenet 170/ç, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Kodi Penal

Neni 170/ç

Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 180

Fshehja e të ardhurave

(Ndryshuar me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shfuqizuar fjalë në paragrafin e parë me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015)

Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.

Neni 181

Mospagimi i taksave dhe tatimeve

Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, me gjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Botërori i çudirave, Kryeministri Rama “plas” ironinë e rradhës (FOTO)
Previous article Botërorit i “humbasin” 10 Topa të Artë brenda ditës

g.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT