• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI “KOPSHTAR” DROGE NË ANGLI/ 31-vjeçari i “lutet” policëve: Më ktheni në SHQIPËRI se dua të…
Home
Breaking News

SHQIPTARI “KOPSHTAR” DROGE NË ANGLI/ 31-vjeçari i “lutet” policëve: Më ktheni në SHQIPËRI se dua të…

30 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar, emigrant i paligjshëm, kërkon me ngulm të kthehet në Shqipëri, pasi u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit, vlera e së cilave shkonte deri në 210 mijë paund.

Arlind Mullaj shkoi në Mbretërinë e Bashkuar i fshehur në anën e pasme të një kamioni, e pavarësisht peripecive që kaloi, mediat britanike shkruajnë se tashmë ai planifikon të kthehet në vendlindje.

Mullaj mësohet se kishte nisur punë në një lavazh makinash dhe pronari i saj i ofroi mundësinë për të bërë para, duke qenë se 31-vjeçari e pëlqente dhe e përdorte kanabisin. Ai e pranoi ofertën dhe u kthye në kopshtarin e bimëve të kanabisit, të cilat i kishte mbjellë në disa dhoma në një shtëpi në Little Cater Lane, Mansfield. 31-vjeçari u pagua 5 mijë paund për të qëndruar në këtë shtëpi për 3 muajt e parë. Atij iu mundësua akomodimi dhe iu dha gjithashtu 100 paund për ushqim çdo 10 ditë.

Por gjithçka mori fund kur policia u shfaq me urdhër-arrest në banesë, më 29 mars. Hetuesit sqaruan se oficerët gjetën një banesë të përshtatur tërësisht për prodhimin e kanabisit dhe se i pandehuri ishte prezent gjatë momentit që u futën brenda. Vlera e të mbjellave, sipas autoriteteve britanike, përllogaritej mes 40 mijë paund deri në 210 mijë paund, në varësi të madhësisë që do të ishin në momentin që do të shiteshin.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në gjykatën e Nottingham të premten, hetuesit thanë se Mullaj e përshkroi veten si kopshtar. Ndërsa pala mbrojtëse tha se 31-vjeçari mezi pret të kthehet në Shqipëri, pasi nëna e tij është në gjendje të vështirë ekonomike. Ai po mban gjithashtu financiarisht të fejuarën e tij.

“Ai shpreson që të punojë si peshkatar kur të kthehet. Nëpërmjet meje ai uron që të bindë gjykatën për pendesën e tij dhe kërkon falje“, tha mbrojtja.

Në përfundim, gjykata e dënoi shqiptarin me 14 muaj burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Uruguai kalon në epërsi duke ndëshkuar Portugalinë e Ronaldos (VIDEO)
Previous article Spanjë-Rusi, spanjollët s’dinë të humbasin ndaj rusëve

g.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT