Policia e Korçës bënë të ditur se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj S. F., 44 vjeç, banues në Korçë (administrator në një pike transferte parash).
Të njëjtat burime saktësojnë se dyshohet se i ka dhënë një klienti një kartëmonedhë 50 Euro të dyshuar si të falsifikuar, gjithashtu ky shtetas nuk dispononte kasë fiskale. Ai do të ndiqet penalisht sipas neneve nr. 183 e 180 të Kodit Penal.


