Një aksident që mund të ishte evituar ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Xhamllikut ku autobusi i linjës së Porcelanit ka përplasur një burrë rreth moshës 50 vjeç.
Sipas raportimeve, 50 vjeçari i ka dalë përpara autobusit për të kaluar rrugën ndërkohë që nuk ishte në vija të bardha apo në semafor.
Pas këtij veprimi të pamatur burri ka mbetur pa ndjenja në tokë ndërsa është rrethuar nga kalimtarët që kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë.
Burri është dërguar nga ambulanca për në spital, por duhet thënë që ja hodhi paq duke konsideruar veprimin e tij të pa menduar mirë.
Ngjarje të tilla, ku këmbësorët nuk respektojnë rregulloren e qarkullimit rrugor duke vënë jetën e tyre në rrezik, ndodhin për ditë në Tiranë.


