Vrasjet e fundit në zonën e “Kinostudios” që përfshinë dy vëllezërit Mumajesi, dhe një të tretë kanë qenë një prej atentateve më të diskutuara të muajve të fundit.
Nuk është rasti i parë konkret që një pikë bastesh (ku vendosen skedina sporti nga më të voglat në shuma parash deri tek ato më të mëdhatë) që të ketë të plagosur, ose edhe humbje jetësh.
Ka rreth tre raste të publikuara nga degët e Policive të cilat janë shqyrtuar (ose janë ende në shqyrtim).
AlpeNews.al ju sjell disa prej rasteve ku gjithçka nisi nga një debat në “lloton e lagjes”.
Rasti i Parë- 2016
Në fillim-vitin e 2016-ës Policia e qytetit Vlorë kreu operacionin “Treshja Eccobet”.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e basteve sportive të quajtur “Eccobet” në lagjen “Pavarësia” (në pronësi të shtetasit, K.Ll), blutë kanë konstatuar se Vasil Papa, dispononte një armë zjarri (në brez) dhe pistoleta në ambjentet e punës së tij.
Përveç Papës janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë: Klajdi Begaj dhe Ergyst Murati të cilët kishin edhe këta armë zjarri të fshehura në ambjentet e pikës së basteve.
Rasti i Dytë – Prill 2018
Armët e sekuestruara nga operacioni në Vlorë
Ndërkohë që në prill të këtij viti Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar dy shtetas:
- P., 20 vjeç, lindur në Elbasan, banues në lagjen Shën-Koll Elbasan;
- F.B., 29 vjeç, banues në lagjen Shën-Koll Elbasan.
Dy të arrestuarit kishin marrëdhënie familjare (xhaxhai dhe nipi) të cilët kanosën me armë tip Kallashnikov dhe gjuajtën në drejtim të pronarit të një lokali “Lloto Sport” në qytetin e Elbasanit.
Rasti i Tretë – Qershor 2018
Për të ardhur tek rasti i disa ditëve më parë ku Rivelino dhe Juxhin Mumajesi ishin fokusi i një atentati (personi i cili kreu atentatin është vënë në kërkim të Policisë) që ndodhi në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Policia ka deklaruar prej ditësh se atentati ka ardhur si pasojë e një problem të hershëm të dy vëllezërve me një grup i cili dyshohet se ka terren në shitblerjen e lëndëve narkotike.
Lajmi për Atentatin e vëllezërve
/AlpeNews.al




