• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIGJI I ARSIMIT TË LARTË/ 4000 infermierëve NUK IU njihet diploma. Premtohet zgjidhje brenda…
Home
Sociale

LIGJI I ARSIMIT TË LARTË/ 4000 infermierëve NUK IU njihet diploma. Premtohet zgjidhje brenda…

29 June, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Mosinterpretimi korrekt i ligjit të ri të Arsimit të Lartë, të hyrë në fuqi në vitin 2015, po rrezikon mbi 4.000 infermierë të diplomuar në vitet 2002-2006.

Kjo, për arsye se në atë kohë, diploma e tyre është vlerësuar si master profesional “3+1”, ndërsa sipas ligjit të ri të Arsimit të Lartë, ajo diplomë zhvlerësohet, duke u konsideruar si diplomë e nivelit të parë “Bachelor”.

Atyre do t’u duhet që të kthejnë mbrapsht 28 mijë lekë të pagës që kanë marrë në vite. Nga ana tjetër, ata do të pësojnë ulje të pagës deri në 4.000 lekë për çdo muaj. Por, nuk përfundon këtu. Atyre do t’u duhet t’u rikthehen studimeve për të përmbushur kriterin që u dikton ligji, që diploma e tyre të vlerësohet si master profesional.

“Në një nga spitalet është parë si problematikë financiare kjo çështje dhe është ngritur nga ata për të zgjidhur problemet ligjore që mund të vijnë nga pagesat për nivelin e duhur të diplomës. Pse pikërisht tani, sepse tani është kapur”, thotë Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Nga kontaktet që ka pasur për këtë çështje me Ministritë e Shëndetësisë dhe të Arsimit, rektori Gjata shprehet optimist për zgjidhjen, përndryshe shpjegon:

“Nëqoftëse diploma do të njihej si ‘Bachelor’ me siguri do të rrezikonin uljen e pagës. Ndërsa për sa i përket kthimit të parave, nuk është kaq e thjeshtë nga ana ligjore të kthesh paratë, kur punëdhënësi të ka vlerësuar me një pagë të caktuar”, thotë më tej Arben Gjata.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Top Channel se, ministrja e Shëndetësisë ka urdhëruar ditën e enjte në mbrëmje të gjitha spitalet e vendit, që të pezullojnë shkresën për uljen e pagave të infermierëve të diplomuar në vitet 2002-2006.

Ndërsa Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi zyrtar thotë se po e ndjek me përparësi çështjen.

“Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi jemi duke i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj çështjeje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI ME 7 TË PLAGOSUR NË SHKODËR/ Merret VENDIMI për 24-vjeçarin. Dyshohet se ishte i dehur...
Previous article Guri injoron kampionatin belg: E pashë nivelin, shënoj 15 gola

g.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT