• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Paketa fiskale, përjashtohen nga taksa e banesës rreth 90 mijë familje
Home
Ekonomi

Paketa fiskale, përjashtohen nga taksa e banesës rreth 90 mijë familje

20 November, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar nen për nen paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ku është parashikuar vendosja e takës së banesës sipas vlerës së objektit, pavarësisht zonës ku është ndërtuar. Nga kjo tarifë do të përjashtohen 90 mijë familje ku përfshihen kryefamiljarët pensionistë, personat me ndihmë ekonomike, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Blerina Gjylameti: Të ndërtesave të banimit të kryefamiljarëve që kanë pension pleqërie ose pension social, me banim në fshat ose qytet ku familja përbëhet vetëm nga pensionistët.-Ndërtesat e personave të verbër që nuk kanë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar –Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve të personave parapplegjikë dhe tetraplegjikë që nuk kanë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Komisioni u përfshi nga debatet në lidhje përcaktimin e vlerës së banesave në bazë të së cilës do të mblidhet kjo taksë. Kreu i komisionit Erjon Braçe tha se vendosja e taksës mbi vlerën e tregut mund të sjellë abuzime. Ndërkohë që u zyrtarizua se do të mblidhet nëpërmjet OSHEE.

Braçe: Mund të ketë lajthitje sepse dikush në pallatin tim për të pastruar para do që ta rrisë çmimin nga 1 mijë në 1800 dhe ky është transaksion tregu.

Komisioni miratoi gjithashtu edhe një ndryshim të sjellë nga qeveria i cili rrit taksën për objektet me veprimtari ekonomike nga 0.15 që ishte propozimi fillestar në 0.2% pavarësisht kërkesës për përjashtimin e fasonëve.

Braçe: Shkalla e taksës me propozimin e bërë nga zoti ministër këtu për të çuar në 0.2 për qind për ndërtesën që përdoret për veprimtari ekonomike.

Në komision u dëgjuan edhe grupet e interesit. Kreu i dhomës së tregtisë kërkoi të mos taksohet shtëpia e parë si dhe të mos ulet pragu për përfshirjen e biznesit në TVSH. Një tjetër kërkesë ishte edhe tatim 0 për pagat deri në 35 mijë lekë

Jaka: Kemi menduar edhe një përshkallëzim për pagat në nivelin deri 35 mijë lekë të jetë zero.

Ndërkohë përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë i kërkuan qeverisë të mbajë premtimin dhe të ulë tatimin për pagat e larta.

Dhoma Amerikane: Ata kërkuan të mbani premtimin për 18%, taksën maksimale të tatimit mbi pagën dhe 6% të tatimit mbi dividentin. Është lutje. Ju lutemi!

Paketa u miratua vetëm me votat e maxhorancës ndërsa nuk u pranua asnjë nga propozimet e LSI. Pas miratimit nen për nen në komisionin e ekonomisë paketa fiskale për vitin e ardhshëm pritet të votohet në parlament.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qeveria polake akuzon Tusk për sulm ndaj Polonisë
Previous article Përmbytjet në Greqi, qeveria ofron miliona euro kompensim për viktimat

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT