• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA “BREXIT”/ Presidenti i Këshillit Europian, Tusk: Thirrja e fundit për Britaninë
Home
Europë

ÇËSHTJA “BREXIT”/ Presidenti i Këshillit Europian, Tusk: Thirrja e fundit për Britaninë

29 June, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Donald Tusk i bëri thirrjen e fundit Britanisë, të hapë letrat mbi tryezë në mënyrë që marrëveshja për “Brexit” të bëhet në kohën e duhur.

Presidenti i Këshillit Europian tha se çështjet më të vështira janë ende pa u zgjidhur, e se duhet progres i shpejtë që pakti të arrihet deri në tetor.

Aktualisht vazhdojnë bisedimet për kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja, që pritet marsin e ardhshëm, por temat e nxehta janë ende në diskutim, mes tyre ajo që do të ndodhë me kufirin irlandez.

Britania e Madhe thotë se të dyja palët duan që të arrijnë ritëm më të shpejtë në bisedime, por kryeministrja britanike Theresa May nuk solli ndonjë gjë të re në samitin e kësaj jave në Bruksel, i fundit para tetorit.

Madje, May nuk ka bindur ende kabinetin e saj për planin e marrëdhënies së ardhshme me Unionin.

“Brexit” duket si një ekuacion me shumë të panjohura, pak muaj para se të arrihet afati përfundimtar, e duket se kjo shtuy Donald Tuskun t’i bëjë Londrës thirrjen e fundit.

Në mbyllje të Samitit të BE-së për emigracionin, Tusk tha se ka shumë punë për të bërë, duke llogaritur që temat kyçe janë ende pa zgjidhur. Tusk ishte një prej krerëve të BE-së që kërkoi më shumë qartësi nga kryeministrja britanike, e cila u largua nga samiti para se 27 vendet e tjera të BE-së të diskutonin për “Brexit”.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se Londra duhet të bëjë të qartë pozicionin e saj dhe se Brukseli nuk ka pse pranon një qeveri të ndarë. “Të na thonë çfarë duan dhe ne do të përgjigjemi”, deklaroi Juncker.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ambasadori britanik reagon për golin e Januzajt: Gëzohem kur shënojnë kosovarët, por këtë herë...
Previous article SULMI NË GAZETËN AMERIKANE/ Ja detajet e reja të nxjerra nga gazetarët për...

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT