Dy automjete dhe një autobus i linjës Golem-Plepa janë përplasën sot pranë hyrjes së Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e “Plepave” në Durrë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar lehtë pasagjerja e cila ndodhej në njërën prej makinave, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet e më poshtme, për njërën nga makinat e aksidentuara është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë shoferin, për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte marrë makina në pjesën e përparme.
Për fat të mirë, nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.






