Polica e Fierit ka vendosur në pranga 19-vjeçarin, banues në Roskovec. I riu i pa papajisur me leje drejtimi ka gositur një bicikletë e cila drejtohej nga një 48-vjeçr.
Pas përplasjes 48 vjeçari ka përfunduar në kanal e më pas është dërguar në Spitalin Rajonal, Fier.
Njoftimi i Policisë:
Vendoset në pranga Dritan Bishani, 19 vjeç, banues në Roskovec, pasi:
Në aksin rrugor Fier-Berat, duke drejtuar mjetin tip “Smart” i pa pajisur me leje drejtimi, ka goditur një biçikletë që drejtohej nga shtetasi S.Xh, 48 vjeç, banues në Kuman, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyktës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.
AlpeNews.al



