• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U MASAKRUA NË ITALI/ Kujë e dhimbje, Anxhelës i jepet lamtumira e fundit. Pengu i babait… (VIDEO)
Home
Breaking News

U MASAKRUA NË ITALI/ Kujë e dhimbje, Anxhelës i jepet lamtumira e fundit. Pengu i babait… (VIDEO)

29 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Motra e vogël është ulur në një karrige dhe loton, i ati i rri tek koka. Gjyshi puth foton e ia vë sipër arkivolit. Kjo është lamtumira e fundit për 20-vjeçaren Anxhela Martini që u vra barbarisht në Itali.

Të veshur me të zeza, kokë ulur për fatkeqësinë dhe shpresëplotë se një ditë për të do bëhet drejtësi i shohim të gjithë rreth arkivolit të Anxhelës.

 

 

Familjarët janë të pafuqishëm përballë kësaj fatkeqësie, e dyta në pak muaj (Anxhela humbi nënën 5 muaj më parë) por kërkojnë që për rastin e saj të bëhet drejtësi. Ata thonë se trupi i Anxhelës ishte i dëmtuar dhe me shenja, ndërsa akuzojnë autoritetet italiane se nuk kanë sjellë një ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes.

Pengu më i madh i tyre është se nuk dinë kush është autori i kësaj ngjarje. “Rashë nga makina”, ka mundur të thotë Anxhela mbrëmjen e 10 qershorit kur u transportua në spital, aty ku dhe mbylli sytë krejt e vetme.

Shumicën e detajeve familjarët i kanë mësuar nga mediat italiane. Dritan Meçani, babai i Anxhelës  pak kohë më parë se e bija ishte larguar nga Fieri me një djalë. Ajo më pas ishte martuar me një burrë të madh në moshë, por që nga ajo ditë nuk ishte kthyer kurrë në shtëpi, pasi nuk kishte dokumente. Madje e reja nuk kshte mundur të kthehej as 5 muaj më parë në Fier, kur iu nda e ëma nga jeta.

NGJARJA
Shqiptarja Angela Meçani u hodh nga një makinë në ecje e sipër në Torino dhe gjeti vdekjen një ditë më pas në spital (e diel 10 qershor). Vajzës i është gjetur një dokument identifikimi në rrobat që mbante veshur por edhe telefoni celular, të cilin e kanë sekuestruar tashmë hetuesit.

Referuar dokumenteve të saj të identifikimit Anxhela Meçani rezulton të ketë lindur në Fier më 1 mars 1998. Në Itali ka mbërritur kur ishte minorene. Zyrtarisht ajo banonte në Ravenna, në një apartament në mes të qendrës historike, pak hapa larg nga Piazza del Popolo.

Shkurtin e kaluar ajo ishte martuar, por pak muaj më vonë ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur çdo lidhje me bashkëshortin e saj italian. Mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë e gjetjes së një partneri tjetër.

Por prej disa javësh ajo ishte rishfaqur sërish në Torino. Që nga fillimi i muajit maj, vajzat që shesin trupin me 30 euro rreth zonës së Stupinidit e kujtojnë atë si “njëra prej të rejave” në atë zonë. Ka shumë gjasa që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur makina i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda. Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra.

Kujë, lot e dhimbje në familje, Anxhela e masakruar në Itali prehet në Atdhe

Kujë, lot e dhimbje në familje, Anxhela e masakruar në Itali prehet në Atdhe

Gepostet von BalkanWeb am Freitag, 29. Juni 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndodh edhe kështu/ Mohamed Salah kërkon ndihmën e policisë për t’u larguar nga...
Previous article U hedh helm në ushqim, 5 të vdekur 88 mysafirë përfundojnë në spital

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT