• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUXHAHEDINËT NË SHQIPËRI”/ Misteri i “MBYTJES” së 47 vjeçarit, gruaja që qëndroi 4 ditë në MORG dhe…
Home
Breaking News

“MUXHAHEDINËT NË SHQIPËRI”/ Misteri i “MBYTJES” së 47 vjeçarit, gruaja që qëndroi 4 ditë në MORG dhe…

29 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ardhja e muxhahedinëve është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve për strehimin e mijëra anëtarëve të organizatës, të cilët aktualisht mbahen në një kamp tranzitor në Bagdad të Irakutnën mbrotjen e ushtrisë amerikane.
E megjithatë, disa prej historive të tyre në Shqipëri shpeshherë kanë krijuar mjaft debat dhe mister.
Rasti më i fundit eshte ai i “mbytjes” së 47 vjeçarit në Durrës.

“Mbytja” e muxhahedinit në Durrës:
Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga “mbytja” e iranianit me banim në kampin e muxhahedinëve në Manëz, autotitetet nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Disa ditë kërkime në rezervuarin ku u raportua se u mbyt 47-vjeçari nga skuadra e polumbarëve rezultuan të dështuara.Në këto kushte, grupi hetimor i përforcon edhe më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me një inskenim pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një arratisje ose vrasje të shtetasit iranian.

Mësohet se grupi hetimor  ka dyshime që mbytja e iranianit të jetë një inskenim, pasi i gjithë rezervuari është krehur nga polumbarët dhe trupi i 47 vjeçarit nuk është gjetur ende. Të njëjtat burime theksojnë se 47-vjeçari, i cili familjan e ka në Iran, dyshohet se është arratisur nga kampi për arsye ende të paqarta dhe bashkëkombasit e tij e mbulojnë duke u shprehur se është mbytur.

Sipas tyre, më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.

Iraniania që qëndroi katër ditë në morg:

Në 4 maj, në Manëz të Durrësit u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, një prej ish politikaneve iraniane Marzieh Rezaie e cila i doli kundër sundimit të Shahut, pjesë e opozitës së strehuar në Shqipëri. Vdekja e saj në Manëz ku jetonte prej muajsh si azilante politike, solli një debat absurd midis një grupi banorësh dhe komunitetit të gjerë të banorëve në Manëz.
Një grup njerëzish kundërshtuan varrimin e saj në varrezat e fshatit, madje trupi mbeti për katër ditë në morg. Reagimi aspak etik u përshkallëzua saqe së fundi ky grup ka kërkuar edhe zhvarrimin nga këto varreza dhe krijimin e një varreze tjetër për muxhahedinët e strehuar në kampin që po ndërtohet në këtë fshat.

Një rast i rrezikshem ndodhi edhe në 2016 kur mediat iraniane njoftuan se një muxhahedin që ishte autori i një sulmi terrrorist me bombë u arrestua në Tiranë. Edhe pse ato nuk dhanë identitet, aq mjaftoi që të përhapej panik përsa i përket qëndresës së këtij komuniteti në Shqipëri.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ylli" i Argjentinës: Messi si trajner, ja çfarë na këshilloi të bënim
Previous article "TOYOTAT ME EURO"/ Balla dorëzon FOTON në prokurori dhe shtron tre pyetje për Bashën: A ke...

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT