Dalin DETAJE të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sjeshme në Amerikë me 5 të vrarë dhe dy të plagosur.
Agresori që vrau 5 perona dhe plagosi dy të tjerë në “Capital Gazzte”, Maryland, kishte një histori të vjetër kundër gazetës pasi me anë të një shkrimi tregohej se si ai përndiqte një grua.
Ramos ishte subjekt i një artikulli të vitit 2011 – titulluar “Jarrod dëshiron të jetë shoku jotë” pasi ai u deklarua fajtor për ngacmime seksuale. Artikulli tregonte se si ai ngacmonte një ish-shoqe të klases duke dërguar e-maile për muaj me rradhë duke e quajtur me emra vulgare e duke i kërkuar asaj të vrasë veten.
Në vitet që pasuan, Ramos paditi gazetën, gazetarin që fillimisht shkroi për rastin, një gjykatës dhe gruan që dëshmoi kundër tij. Kundërshtimi i tij për shpifje u hodh poshtë në 2015 pasi Ramos nuk arriti të provonte se ajo që kishte shkruar gazeta ishte e pavërtetë.
Jarrod W. Ramos, 38 vjeç, ishte i armatosur me një armë gjahu dhe granata tymi kur nisi sulmin ndaj gazetarëve në redaksinë e tyre në Annapolis të enjten pasdite.
Ai u arrestua pak pasi policia sulmoi ndërtesën. Ramos, i cili jeton në Laurel, Maryland, kishte refuzuar të identifikohej pas të shtënave.
Një zyrtar i policisë tha se ai duhej të identifikohej duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës pasi kishte dëmtuar qëllimisht gishtat e të tij në atë që hetuesit besonin se ishte një përpjekje për t’i parandaluar ata që ta identifikonin shpejt.
Të pesë viktimat u identifikuan nga policia si Wendi Winters, 65 vjeç, Rebecca Smith, 34 vjeç, Robert Hiaasen, 59 vjeç, Gerald Fischman, 61 vjeç dhe John McNamara, 56 vjeç.
Policia tha se gazeta kishte marrë kërcënime në mediat sociale përpara sulmit dhe se policia po përpiqej të përcaktonte nëse kërcënimet ishin të lidhura me të dyshuarin.
AlpeNews.al







