Të ftuar në emisionin “Studion e Hapur”, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhe deputetja e PS-së Elisa Spiropali janë përplasur sa i përket hapjes së negociatave. Shehi jo vetëm që hodhi akuza kundrejt qeverisë, por edhe pretendimet e saj për hapjen e negociatave në vitin 2019.
Spiropali: Ndërkohë influenca gjermane ishte vendimtare. Zoti Basha tha se Bundestagu ishte kundër, doli me deklaratë. Me ato që dëgjuam sot u habitëm.
Shehi: Basha s’ka asgjë në dorë. Ju jeni në qeveri dhe keni 5 vjet që grabisni shqiptarët.
Spiropali: Thatë që kemi Gjermaninë kundër. Të dyja kanë marrë një po dhe një datë edhe Shqipëria edhe Maqedonia./hapur.al


